'Repolitix' transmeton pjesë nga intervista e Klement Balilit për gazetarin Artan Hoxha (VIDEO)

Pas gati dy vjetësh në arrati, Klement Balili i cilësuar si "Eskobari i Ballkanit" vetëdorëzohet në polici (Lexo këtu). Emisioni "Repolitix"Report Tv diskutoi pikërisht dorëzimin e Balilit në një panel të ftuarish si gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno si dhe gazetari Ferdinand Dervishi. Zv/ministrja Rovena Voda u shpreh se dorëzimi i Klement Balilit nuk ishte vullnetar, por një zgjidhje e imponuar për shkak të ngushtimit të territorit nga policia. 

Në "Repolitix" u transmetua edhe një fragment i intervistës së Balilit për gazetarin investigativ Artan Hoxha. "Eskobari i Ballkanit" rrëfen arsyet pse vendosi të dorëzohej pikërisht tani në polici, pas 2 vitesh e tetë muaj në arrati. Intervista e plotë me Balilin do të transmetohet të mërkurën në mbrëmje po në emisionin "Repolitix" në orën 20:30. Ndërsa gazetari Elton Qyno tha se e vetmja provë e prokurorisë ndaj Balilit janë përgjimet telefonike për 700 kg drogë të trafikuara në Greqi. Qyno tha se Balili do kërkojë lirimin nga akuzat në gjykatë. 

Klement Balili u prangos ditën e martë pas një marrëveshje që e çoi atë drejt vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit ku e priste vetë kryepolici Ardi Veliu vetëm 3 km larg vilës së të ashtuquajturit nga mediat greke, "Eskobari i Ballkanit", në fshatin Stjart pranë Delvinës. Pikërisht në këtë zonë dyshohet se Balili qëndroi i fshehur për plot 2 vite e tetë muaj pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet si "koka" i një rrjeti trafiku droge nga Shqipëria në Greqi, duke i shpëtuar edhe disa operacioneve të Policisë së Shtetit dhe Forcave RENEA. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Debati për 'Balilin'/ Gazetari Dervishi: I vendosi kushte policisë që të dorëzohej. Rovena Voda: E pavërtetë 

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se nga dinamika e ngjarjes së vetëdorëzimit të Klement Balilit, gjithçka tregon se ai i ka vënë kushte policisë. "I takoi të gjithë në fshat dhe shkoi atje të dorëzohej, tregon se kushtet kanë qenë të këtij personi. Policia e Shtetit nuk ka asnjë fitore në këtë mes", tha gazetari Ferdinand Dervishi.  Mirëpo zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda mohon që Balili t'i ketë vënë kushte Policisë së Shtetit përpara se të dorëzohej. "Nuk di që janë vënë kushte nga ky person. Nuk mundet askush që t'i vendosë kushte Policisë së Shtetit", tha Voda. 
 

Ora 21:25
Pjesë nga intervista për gazetarin Artan Hoxha/ Klement Balili: Pse vendosa të dorëzohem tani

Në emisionin "Repolitix" në "Report Tv", është publikuar një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha. I ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit" ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas 2 vitesh e gjysmë në arrati. Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA. Balili thotë se nuk kishte besim te drejtësia shqiptare. "Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheva se nuk kishte prova. Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura për mua. Nga ai moment mora një njoftim se ka ardhur dokumentacioni për gjykuar se çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment unë jam i gatshëm të përgjigjem".

Intervista e plotë me Klement Balilin do transmetohet nesër në emisionin "Repolitix" në orën 20:30. 

Ora 21:23
'Balili'/ Gazetari Elton Qyno zbardh detaje nga dosja e Prokurorisë: Trafikoi 700 kg drogë në Greqi

Gazetari i "Shqiptarja.com" Elto Qyno, i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ku u diskutua për dorëzimin e Klement Balilit, ka zbardhur detaje nga dosja e prokurorisë në ngarkim të tij. Qyno tha se e vetmja akuzë e prokurorisë ndaj Balilit është ajo e trafikimit të 700 kg drog drejt Greqisë. "Prova janë 4 telefonata nga Balili me trafikantët, që flasin për një sasi droge rreth 700 kg lënë narkotike kanabis. Megjithatë, mjafton kjo për ta akuzuar atë për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim grupi të strukturuar kriminal", tha gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno. 
 

Ora 20:57
'Balili'/ Rovena Voda: U detyrua të dorëzohej, policia i ngushtoi territorin

Për zv/ministren e Brendshme Rovena Voda dorëzimi i Klement Balilit nuk ishte një gjest vullnetar i tij, por rezultat i gjurmimit të Policisë së Shtetit, e cila sipas saj i ngushtoi territorin të ashtuquajturit "Eskobari i Ballkanit". "Policia kishte kohë që po e gjurmonte në territor, në bashkëpunim me SHISH dhe agjencitë partnere prej 2 vitesh e gjysmë. Kjo nuk ndodhi dje dhe sot, sepse flasim për një person shumë problematik, i cili nuk mund të dorëzohej asnjëherë vullnetarisht. Është një rezultat i operacioneve tona. Por Ardi Veliu ka meritën e tij në negociatat që janë bërë. Besoj se për shkak të të gjithë veprimtarisë së policisë së shtetit, ai u detyrua të dorëzohej. Ka qenë një akt i detyruar, nën presion. Nuk i lindi dëshira Balilit për t’u dorëzuar, ai po shkon në burg dhe ka llogari për të larë edhe me vende të tjera, e di mirë cfarë e pret”, u shpreh Voda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balili me Tanin: 16/01/2019 03:00

    Ore ju te prokurorise e te policise ini ne metro!? Arrestojeni ore Tan Hoxhen per fshehje te te kerkuarit. Rraseni brenda nja 10 vjet qe ta marrin vesh keta se si punohet. Si ore e dinte zoteria e nuk njofton policine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja