SPAK kërkon shpalljen fajtore të Fatime Kryemadhit, nënës së Monika Kryemadhit dhe ish-vjehrrës së Ilir Metës, për veprën penale të pastrimit të parave. Në konkluzionet përfundimtare prokuroria kërkoi dënimin e saj me 7 vite e 5 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 5 vite, me pezullim të ekzekutimit dhe kryerje të dënimit në shërbim prove.
Po ashtu, SPAK kërkoi konfiskimin e vilës trekatëshe të saj në zonën rezidenciale "Kodra e Diellit", duke argumentuar se, ndonëse pasuria rezulton e krijuar me burime të ligjshme, ajo ka vlerë ekuivalente me shumat që prokuroria pretendon se janë pastruar.
Sipas prokurorit Sotir Kllapi, Fatime Kryemadhi nuk ka pasur burime të ligjshme për të shlyer kredi, qira dhe detyrime financiare në vlerë qindra mijëra euro, ndërsa përmes veprimeve të saj janë futur në sistemin bankar rreth 846 mijë euro me burim të pajustifikuar. SPAK pretendon se këto veprime nuk janë kryer për përfitim personal, por në favor të vajzës së saj, Monika Kryemadhi, dhe ish-dhëndrit, Ilir Meta.
Prokuroria kërkoi gjithashtu dënimin e Ema Çokut me 7 vite burg për pastrim parash, që me gjykim të shkurtuar ulet në 4 vite e 8 muaj, si dhe të Piro Xhixhos me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion pasiv, që reduktohet në 3 vite. Për të dy u kërkua pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja në shërbim prove.
Sipas SPAK, Çoku ka firmosur një deklaratë noteriale për një hua prej 220 mijë eurosh, me qëllim justifikimin e burimit të parave të Fatime Kryemadhit, ndërsa Xhixho, në cilësinë e ish kreut të AKEP, ka favorizuar kompani të lidhura me biznesmenin Adrian Shatku, pas ndërhyrjeve të pretenduara të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Në seancën e së hënës, GJKKO rrëzoi kërkesën e Fatime Kryemadhit për t'u tërhequr nga gjykimi i shkurtuar dhe për bashkimin e çështjes së saj me procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët po gjykohen veçmas me procedurë të zakonshme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Mbrojtësit e të pandehurve kërkuan kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, ndërsa seanca e radhës u shty për më 27 korrik, në orën 12:00.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











Prokurore leshi kush e di sa kane marre qe faktikisht e lane te lire.
PërgjigjuJa keta hajduter prokurore e gjyqtare te pavarur nga shteti po vetem nga xhepi duhet te diskretitoni ju tw Shqiptarja jo na shurdhuat tere diten me kolen me qeleshe.protesta duhen bere vetem ndaj sistemit te drehtesise deri sa te shkulet kjo kaste gjyqtar e prokuror te koruptuar.kushedi sa miliona kane mare nga likja
PërgjigjuHajde denim qe i bene te gjithe sherbim prove,o njerez e shikoni than qe do te denohen por jo i ledhatun koken .Kjo nuk eshte e drejte te tjeret denohen per hjera te vogla, kjo nuk eshte drejtesia qe deshem
PërgjigjuMeqe i late te lire paguajuni edhe demshperblim per shqetesimet qe ju shkaktuat ketyre hajduterve.Turp per ata qe na dhane kete plehre qe quhet "reforme ne drejtesi".
PërgjigjuShikon ne Anderr sikur je denu 7 vjet burg ,te del gjumi nga tmerri dhe thu me vete : O Zot nuk qenka e vertet ! Kot nuk thon : enderrat e gjumit te dites nuk Gjykojn ( s´jan te verteta) !
PërgjigjuGjynahi zotit shkojn e merren me nje plak kjo e shkreta e ka ble me kursimet e PENSIONIT.I ka kalu tan jeta blej ARKA KURSIMI prej xhami thej merru lekt e çoja ndertusit.Kjo ja ba edhe vedit me hile tu nejt as pa buk e as pa uje.
Përgjigju