Françeksa dhe Gerta : “Mike dhe rivale”

Françeksa dhe Gerta : “Mike dhe rivale”
Duket se dy bjondet e shtëpisë së Big Brother Albania, Gerta dhe Françeska, i kanë sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre. I kemi parë të qëndrojnë shumë afër e të bisedojnë me njëra-tjetrën, ndryshe nga disa javë më parë që kanë debatuar ashpër mes tyre. Edhe pse nuk bëjnë pjesë në të njëjtin “grup” brenda shtëpisë, dy vajzat vlonjate janë përpjekur të njihen dhe të dinë më shumë për njëra tjetrën.
Gerta e Françeska qëndrojnë në oborr duke biseduar për lojën në BB. Së bashku me Erionin, ata flasin për hyrjen e Klaudjës që ka qenë e papritur e ajo nuk ka takuar asnjërin prej banorëve në momentet e para. Gerta thotë: “Po sikur të hyjë një banor i ri tani?” e Françeska përgjigjet se po të hyjë, do të thotë që do të shkonte automatisht në finale, ç’ka nuk do të ishte e drejtë, e nga ana tjetër nuk duhet të pretendoje për të fituar. Gerta thotë se nuk është e thënë që ata që kanë hyrë jo që në fillim, nuk janë pretendent për të fituar, duke përfshirë dhe veten. Françeska shprehet se këta persona kanë avantazh karshi të tjerëve, pasi i njohin që jashtë e Gerta thotë se kjo gjë nuk qëndron, e për veten e saj nuk ka qenë e njëjta gjë. Erioni kërkon të dijë më tepër e Gerta thotë se i është dukur shumë çudi në momentin që ka hyrë në shtëpinë e BB, e mendimi që kishte krijuar që jashtë për ta, ka ndryshuar rrënjësisht. Françeska e pyet se çfarë mendimi ka pasur Gerta për të e ajo përgjigjet se ajo i është dukur pasive e koketë nga jashtë, gjë q Françeska e pranon, por Gerta shton se tani nuk i duket më ashtu, Për Erionin thotë se pothuajse nuk dukej fare në ekran e ishte shumë i qetë, ndërsa për Gentën ka pasur simpati nga jashtëm, gjë që nuk ka vazhduar brenda shtëpisë së BB. Françeska thotë se në përgjithësi femrat janë në rolin e koketës, duke përjashtuar Klaudjan, e Gerta thotë se këtë të fundit nuk e duronte dot pasi e acaronte. Gerta thotë për Gentën se di të luajë, por duhet të ketë karakter më të fortë, e këtë javë ka ndryshuar shumë prej nominimit. Françeska e mbështet këtë mendim e thotë se Genta është bërë ‘grricëse’, pasi gjithçka e merr për keq. Më pas, Gerta tregon për familjen e saj që jeton në Elbasan dhe për dhuratën që i kanë bërë për 20 vjetor, një makinë, ndërsa motra sapo është martuar e ka mundësi që të dyja të ikin në Amerikë, pasi bashkëshorti i motrës jeton atje. Dy vajzat tregojnë që nuk mbajnë shoqe afër, nga frika se zhgënjehen e preferojnë të rrinë me motrat e tyre e së fundi, Gerta tregon për ish të dashurin e tij, i cili ka qenë xheloz e tani nuk kanë më asnjë lidhje, pasi ajo është e prerë në vendimet që merr.
Gerta – Françeskës: “Ti je më tip se Ermali”
Françeska qëndrojnë së bashku për disa orë, ku së pari kanë ndenjur duke biseduar në oborr e duke ndarë eksperiencat e jetës me njëra-tjetrën, e më pas kalojnë në kuzhinë, ku gatuajnë drekën. Françeska tregon se i ka bërë çudi një rast që i ka thënë Gentës të mos përsërisë fjalët e të tjerëve, e ajo i është përgjigjur: “Nuk përsëris fjalët e Liamit” , ndërkohë që ajo nuk e kishte përmendur fare Liamin. Gerta thotë se Liami e Ermali janë të dy nervozë, ndërsa Françeska shton se paçka se ata kanë debatuar në BB, mendon se jashtë do të jenë miq shumë të mirë. Françeska thotë se kohët e fundit nuk e shikon Arbrin në finale e shton se vendin e tij mund ta zërë Gerta në finale. Gerta përgjigjet se kjo gjë sigurisht që i pëlqen, por nuk është e sigurt. Françeska thotë se do të ishte mirë që në finale të shkonin dy femra (ato të dyja), e Gerta thotë se më shumë shikon Françeskën në finale sesa Ermalin, pasi ajo është më aktive. Françeska përgjigjet se ata të dy janë tipa të kundërt, por dhe Ermali ka pjesën e tij që di të debatojë dhe është i shkolluar, ndërsa ajo është vajza e debateve. Gerta thotë se shkollimi nuk ka të bëjë pasi ata nuk kanë ardhur të bëjnë politikë, e Gerta thotë se Françeska i duket më tip se Ermali. Françeska përgjigjet se nuk mund të pohojë se është e njëjta gjë si të shkojë ajo, si të shkojë Ermali në finale, pasi kjo nuk do të ishte shprehje dashurie. Gerta pyet Françeskën nëse do të hiqte dorë nga loja për Ermalin e ajo mohon. Françeska thotë se në përgjithësi është shumë dyshuese e mendon se jashtë lidhja e saj me Ermalin do të jetë më bukur, por nuk mund të thotë se jep jetën për të.
Françeska dhe Gerta lagin Arbërin

Françeska i propozon Gertën të lagin Arbrin, teksa ai është në gjumë. Ajo thotë se Arbri e ka zgjuar disa herë atë , kështu që nuk është problem e Gerta pranon. Liami i thotë vajzave të kenë kujdes të mos lagin krevatin e tij e gjithashtu i këshillon të largojnë mikrofonin e Arbrit që të mos e lagin. Françeska e Gerta shkojnë në dhomë pa u ndjerë, që të mos e zgjojnë Arbrin, e i hedhin sipër një enë me ujë të ftohtë teksa ai është në gjumë. Arbrit i del gjumi menjëherë e ngrihet nga krevati, teksa vajzat shpërthejnë në të qeshura. Arbri paralajmëron vajzat të kenë kujdes tani e tutje e për me tepër Françeska që ngrihet gjithnjë e fundit. Gerta thotë se Graciano i ka përkrahur në këtë mision, por ai mohon. Tani i thotë Liamit: “Po Gerta ç’pati?” e Graciano thotë se ajo ishte organizatorja. Liami thotë se Arbri është nxehur nga veprimi i vajzave, e Gerta thotë se Françeska i ka hedhur një enë të tërë me ujë. Arbri së fundi afrohet pranë vajzave e u thotë se nuk e ka problem se e kanë lagur, mjafton që uji të ketë qenë i pastër. Ai shton se i vjen mirë që Françeska ia hapi rrugën për t’i bërë dhe ai të tilla shaka . Banorët mblidhen së bashku duke kujtuar ditët e qëndrimit në shtëpinë e BB dhe situata më gazmore e pikante që kanë ngjarë aty. Ndërkohë, Arbri mendohet që t’i kthejë hakun Gertës që e ka lagur, dhe teksa qëndrojnë të ulur në oborr, e lag Gertën dhe Gentën. Gerta i thotë: “Po me mua ç’pate? Nuk me le as të gëzohem që lage Gertën”. Genta i thotë Arbrit se nuk ka do lërë me kaq e do ta lagë në befasi. Ata vazhdojnë të lagin njëri-tjetrin, duke krijuar situata gazmore në shtëpi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit