FRANCË - Policia franceze ka vendosur në pranga 7 shqiptarë ditën e hënë, pasi u ka sekuestruar 6 kg heroinë dhe 10 kg lëndë që shërben për përzierjen e drogës.

Mësohet nga mediat franceze se arrestimi i shqiptarëve është bërë në rajonin e Lionit të hënë, por nuk është publikuar nga ana e policisë deri ditën e djeshme.

Ndërsa dy prej tyre policia franceze i ka liruar dje në mëngjes pas hetimit të bërë, 5 vijojnë akoma të qëndrojnë në ambientet e paraburgimit ku pritet që të dalin para prokurorit të çështjes nesër.

Sipas mediave franceze Heroina ishte importuar nga Shqipëria, ndërsa përzierësi vinte nga Holanda. Vlera e rishitjes së drogës nuk është specifikuar nga ana e policisë së Francës
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)