Francë, dëmtohet Lorik Cana
rrezikon ndeshjen me Serbinë

Francë, dëmtohet Lorik Cana<br />rrezikon ndeshjen me Serbinë
FRANCË – Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë ka lënë ndeshjen ndal Lilës, që po luhet në këto momente pas një dëmtimi. Lorik Cana u zëvendësua në minutën e 57-të pasi u dëmtua në kyçin e këmbës së majtë gjatë një ndërhyrjeje, ku u ndëshkua dhe me karton të verdhë.
 
Ende nuk është përcaktuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë dëmtim serioz. Duhet veçuar se një dëmtim i rëndë do ta mbante atë larg fushës në ndeshjen me Serbinë, që do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE