FRANCË - Dorëzohet pengmarrësi i argjendarisë në Montpellier në jug të Francës, pasi mbajti dy punonjëse të biznesit nën kërcënimin me armë.
Incidenti ka shkaktuar një valë të re paniku në Francë më pak se një orë pas vrasjes së terroristëve të dyshuar të Charlie Hebdo të vrarë në veri të Francës dhe vrasjes së pengmarrësit në dyqanin ushqimor në qendër të Parisit ku u vranë dhe katër pengje.
Forcat policore kanë negociuar me pengmarrësin në Montpellier, një burrë i moshës 40 vjeçare, për orë të tëra dhe ai është dorëzuar pak para orës 2 të natës. Sipas burimeve policore pengjet janë dy punonjëse të dyqanit të stolive të moshës 30 dhe 40 vjeçare, në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse të tronditura psikologjikisht.
Prokurori i vendit Christophe Barret tha se rreth orës 5 të pasdites, një njeri hyri në argjendarinë, por sipas tij nuk kishte qëllim të kryente një vjedhje dhe veprimet e tij janë të pashpjegueshme. Pengmarrësi është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Prokurori theksoi që këto sulme nuk kanë lidhje me pengmarrjet në Paris apo me veprime terroriste të ekstremistëve islamikë.
/Shqiptarja.com

FOTO