Francë-Portugali, Pepe titullar
Ronaldo: Të bëjmë ëndrrën realitet

Francë-Portugali, Pepe titullar<br />Ronaldo: Të bëjmë ëndrrën realitet
Mbrojtësi portugez Pepe është rikthyer në stërvitje dhe pritet të startojë si titullar në finalen e Kampionatit Europian kundër Francës. 

Pepe humbi gjysmëfinalen ndaj Uellsit, pas një dëmtimi në kofshë gjatë ndeshjes me Poloninë. Pepe është stërvitur këtë të enjte dhe të premte nën mbikëqyrjen e trajnerit personal, dhe mesa duket ka përparuar mjaftueshëm aq sa për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit në finale kundër "gjelave".

Nga ana tjetër kapiteni Cristiano Ronaldo është shprehur se ka ardhur koha që Portugalia të ‘zhvishet’ nga tersi që e ka përndjekur skuadrën në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare dhe është i bindur se do t’i siguroj vendit të tij fitoren.

Hera e fundit në një finale të kampionatit europian për Portugalinë ka qenë para 12 vjetësh kundër Greqisë ku u mundën me rezultatin 1-0. Duke krahasuar finale e së dielës me atë të 2004, Ronaldo është shprehur se janë dy finale të ndryshme. 

"Kjo është ndryshe. Unë atëherë kam qenë 18 vjeç, ka qenë finalja ime e parë, debutimi im i parë. Tani kanë kaluar 12 vjet dhe ne po luajmë një tjetër finale. Jam shumë krenar për këtë", u shpreh Ronaldo. 

Portugalia nuk ka fituar kurrë në historinë e tyre një turne ndërkombëtarë por kanë arritur në fazën çerek finale në të gjashta kampionatet e fundit europiane.

Ronaldo beson se kjo skuadër aktuale është e aftë për të bërë atë që nuk kanë bërë paraardhësit e tyre, të fitojnë një trofe ndërkombëtarë. 

"Unë jam shumë i bindur dhe besoj se të gjithë këto djem e meritojnë këtë trofe. Unë e meritoj, Portugalia dhe tifozët e saj e meritojnë atë. Ata kanë qenë mbështetës të mahnitshëm. Ne nuk kemi fituar ende diçka, por do ta arrijmë në këtë finale. Shumë njerëz nuk kanë menduar që Portugalia do të shkojë në finale, por ne jemi këtu. Kjo më mbush me krenari, jam vërtet shumë i lumtur. Tani duhet të jemi të gatshëm për të dielën dhe ta bëjmë këtë ëndërr realitet", përfundoi sulmuesi portugez.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn