Francë,protesta për Halitin
Si u dënua poema në vitin 73'

Francë,protesta për Halitin<br />Si u dënua poema në vitin 73'
Në vitin 1973, kur për poemën “Dielli dhe rrëketë” Shqipëria dënonte poetin Faslli Haliti në revistën kulturore “Koha e jonë”, botuar në Paris më 1974 dënohej qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj shkrimtarëve dhe poetëve, ku përmendeshin “mbyllja e gojës së poetëve Moikom Zeqo, Xhevair Spahiu, Viktor Qyrku dhe Faslli Haliti. Në këtë revistë shkruhet: “Mjaft nga poetët e rinj, pas fillimit të luftës kundër shfaqjeve të huaja” u gjunjëzuan përpara presionit” për të mos rrezikuar të ardhmen e tyre. Emra si Moikom Zeqo, Xhevair Spahiu dhe Viktor Qyrku kanë bërë apologji. Kush mund të mohonte një ndryshim të çuditshëm të Moikom Zeqos-para dhe pas “spastrimit”.

Por nuk kemi dyshim: Moikom Zeqo e shpëtoi lëkurën. Nga ana tjetër ai e humbi shpirtin. Për Faslli Halitin vetëm heshtje. Ra martir apo?
Të kërkojmë përgjigje. Në qoftë se nuk jepet llogari do t’i themi botës; për një vepër letrare si kjo dënohet me heshtje apo më keq një autor i talentuar në një vend të Evropës në shekullin XX!.

Dielli i Partisë ndriçon- dhe rrëkerat e tiranisë vazhdojnë”, Kështu shkruan një mërgimtar në revistën kulturore “Koha Jonë” me pseudonimin Ujk Mali në Paris në vitin 1993. Ndërsa në Shqipëri në një artikujt që e sulmuan ashpër, po në këtë vit, që mban titullin “Dielli dhe një poemë që spekulon me të”, poetit iu sulën me akuza të tilla si “autori ka mbyllur sytë dhe ka krijuar përfytyrim subjektivist”; “për një poezi të tillë nuk kemi nevojë. Ne e hedhim poshtë atë me përbuzje”;etj. Nga ana tjetër e botës jashtë mureve të diktaturës, intelektualët shqetësoheshin për fatin e poetit, se “zëri i tij është mbytur”.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat