SPANJE- Pep Guardiola nuk do ta ketë në dispozicion Franck Ribery për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit të shtunën. Francezi ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Ukrainës. “Kjo është një gjë e hidhur. Dëshiroja të luaja në një ndeshje të madhe kundër Borussia Dortmundit. Megjithatë, jam bindur se skuadra do të jetë e suksesshme edhe pa mua këtë herë”, ka thënë Ribery.
Por përvec, Ribery-s, Bayernit do t’i mungojnë edhe Bastian Schweinsteiger, Claudio Pizarro, Xherdan Shaqiri dhe Holger Badstuber, të cilët janë të lënduar. Edhe në kampin tjetër, situata nuk është aspak e qetë, pasi trajneri Klop nuk do të ketë në dispozicion disa futbollistë kryesorë, duke filluar nga mbrojtësi Humles, i cili është dëmtuar dhe do të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushës së blertë.
Messi lavdëron Ronaldon
Lionel Messi ka pranuar konkurrencën duke folur me superlativa për kundërshtarin e tij, jo vetëm në kampionat, por edhe në Evropë e Botë Cristiano Ronaldo. Argjentinasi ka pranuar në një intervistë për mediat se Ronaldo është lojtar i madh. Messi dhe Ronaldo janë në qendër të vëmendjes në debatin për ‘Topin e Artë’.
“Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë lojtar i madh. Edhe nëse ka rënie nga forma, apo nëse është në top formë, dallimi është i vogël. Ai gjithmonë shënon atëherë kur ekipi dhe kombëtarja kanë më së shumti nevojë. Ronaldo ka shënuar në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar me Realin dhe Portugalinë së fundmi”, u shpreh Messi për Marca.
Debati për Topin e Artë është më i nxehtë se kurrë në Evropë, aq më tepër me zgjatjen e datës së votimit, por edhe me faktin që vota mund të kthehet dhe të rivotohet sërish për të gjitha ata që kanë votuar më parë. Të gjitha mediat kryesorë në Evropa dhe Botë raportojnë përmes saiteve të tyre se fituesi i Topit të Artë është padyshim Ronaldo këtë edicion.
Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tre-ministra-ne-bruksel-sot-nisin-takimet-per-te-bindur-skeptiket-188094.html#sthash.rtshXaGQ.dpuf