Mbi 50 shtetas shqiptarë azilkërkues duke përfshirë 20 minorenë pritet të mbërrijnë nga Franca drejt Tiranës. Lajmi konfirmohet për burime nga Shqiptarja.com

Mësohet se shqiptarët do të udhëtojnë me një avion special nga Lioni drejt kryeqytetit shqiptar.

Prej kohësh Franca është duke raportuar për numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë pasi vendi ynë konsiderohet vend i sigurt i origjinës së azilkërkuesve.

Pak ditë më parë  Franca po ashtu  dëboi  disa azilkërkues shqiptarë.

Të njëjtën politike po ndjek edhe Gjermania një nga shtetet kryesore ku kanë vërshuar azilantët shqiptarë.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com