Presidenti Emmanuel Macron pas një telefonate me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur shqetësimin e tij për eksplorimin e Turqisë në kufirin e ujërave greke.

Ai i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e Greqisë, shkruan Reuters.

Marcon shtoi se kërkimi duhet të "pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor" midis anëtarëve fqinj të NATO-s.

Franca do të "forcojë përkohësisht" praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, për "të monitoruar situatën në rajon dhe të tregojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar".