Presidenti francez, Fransua Hollande konfirmoi sot gjatë vizitës së tij në Milano se Franca dhe Italia do të dëshironin një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për zgjidhjen e krizës greke.
“Qëndrimi i përbashkët i Francës dhe Italisë është të ketë një marrëveshje dhe sa më shpejt do të ishte më mirë”, deklaroi Hollande, duke vizituar ekspozitën universale të Milanos me kryeministrin italian, Matteo Renzi.
Kjo deklaratë bëhet një ditë para samiti të jashtëzakonshëm të zonës euro që do të zhvillohet nesër në Bruksel në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje për situatën kritike të Greqisë, në prag të falimentimit.
Gjatë një samiti rajonal të premten në Bratislavë, presidenti francez kishte kërkuar të bëhet gjithçka për të arritur në një kompromis për Greqinë. Në mungesë të marrëveshjes deri në fund të muajit qershor, ky vend nuk do të ketë mundësi për të rimbursuar Fondin Monetar Ndërkombëtar./ATSH/
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com