Franca e përfshirë nga protestat, Macron tenton të kalojë reformën e pensioneve duke shmangur parlamentin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shmangur Parlamentin francez ditën e sotme dhe ka vendosur të shtyjë një projekt-ligjin jo shumë jopopullor të reformës së pensioneve që do të rriste moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Udhëheqësi francez dëshiron të rrisë moshën e pensionit në mënyrë që punëtorët të investojnë më shumë para në sistem, për të cilin qeveria thotë se po shkon drejt një deficiti.

Të enjten, administrata e tij përdori një fuqi të veçantë kushtetuese mes thirrjeve për një mocion mosbesimi nga opozita, një lëvizje që po përballet me protesta në Paris.

Kryeministrja Elisabeth Borne shkaktoi një procedurë të posaçme për ta shtyrë projektligjin në Asamblenë Kombëtare pa votim, duke provokuar reagime dhe thirrje nga ligjvënësit e krahut të majtë që tundnin pankarta kundër reformës me mbishkrimin "Jo 64 viteve".

Masa, duke përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës franceze, do të sigurojë miratimin e projekt-ligjit, por tregon se Macron dhe qeveria e tij nuk arritën të fitojnë një shumicë të mjaftueshme në parlament. Opozita e ekstremit të djathtë të vendit ka thënë se do të paraqesë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

“Vendimi është një dështim total për Macron dhe Borne nuk mund të qëndrojë në postin e saj”, tha Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë në dy zgjedhjet e fundit presidenciale.

Projektligji është legjislacioni kryesor i mandatit të dytë të Macron. Plani jopopullor ka shkaktuar greva dhe protesta të mëdha në të gjithë vendin që nga janari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Kundërshtimet ndaj reformës së pensioneve, Parisi 'në kaos'! Protestuesit përplasen me policinë

Parisi është përfshirë nga kaosi ditën e sotme me protestat e nisura prej muajsh që kulmuan sot me përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Mijëra protestues u mblodhën në rrugët kryesore të kryeqytetit francez, gjatë kohës që mbahej seanca plenare në parlament. Policia hodhi gazlotjsjellës ndaj protestuesve ndërsa këta të fundit u përgjigjën duke gjuajtur me gurë kundrejt forave të rendit.

Zjarre të ndezura nga protestuesit pranë kullës 'Eifel'
B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë