Franca e shqetësuar me numrin
e azilkërkuesve nga Kosova
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua dje në Bërdo, Slloveni, me presidentin e Republikës së Francës, François Hollande. Presidenti shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë, duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
BËRDO - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua dje në Bërdo, Slloveni, me presidentin e Republikës së Francës, François Hollande.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Presidentin Hollande për mbështetjen që Republika e Francës i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës në procesin e rindërtimit dhe të shtetndërtimit, si dhe në forcimin e konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, bën të ditur "Koha Ditore".
Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim suksesi i qytetarëve dhe institucioneve të saj, si dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe theksoi se konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës gjithashtu po bëhet me ndihmën e miqve të saj, përfshirë edhe Francën.
Ajo tha se është me rëndësi qëndrimi i vendeve anëtare të BE-së, posaçërisht i atyre që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe lëvizja drejt pranimit të shtetit të Kosovës do të ndihmonte në avancimin e proceseve integruese të vendit, njofton Presidenca .
Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, shprehu interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë, për procesin e ndërtimit të shtetit të së drejtës, si dhe për proceset e integrimit në BE.
Ai posaçërisht u interesua për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe kapacitet e saj, si dhe ndihmën që Franca dhe BE-ja mund të japin në këtë drejtim.
Presidenti Hollande po ashtu shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50