Franca eliminon Gjermaninë, në
finalen e madhe e pret Portugalia

Franca eliminon Gjermaninë, në<br />finalen e madhe e pret Portugalia
Franca është ekipi tjetër finalist i këtij Europiani. Antuan Griezmman me dy golat e tij, nga një për secilën pjesë, mposhti Gjermaninë në "Stade de Velodrome". Fati i ndeshjes u vulos nga dy episode, ku protagonist u bë edhe arbitri italian, Nicola Rizzoli i cili në fundin e pjesës së parë akordoi një penallti të dyshimtë për francezët. 

Një prekje e topit me dorë nga Bastian Schweinsteiger brenda zonës së rreptësisë, pas përplasjes në ajër me Patric Evra, për Rizzolin ishte 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë gjuan i përhershmi Griezmman i cili mposht Neuer.

Gjermanët dominuan në qarkullimin e topit duke shkuar deri në 68% kundrejt 32% të francezëve, por mungoi finalizimi, kjo edhe "falë" formës së dobët të Thomas Muller i cili në këtë ndeshje luante i vetëm në sulm.

Një pjesë e parë spektakolare, ku në jo pak raste u vunë në provë edhe portierët Neuer e Lloris, të cilët mbajtën të paprekura portat, deri në momentin e penalltisë.

Pjesa e dytë ka pak histori, me Francën që mbrohet dhe tenton të shfrytëzojë hapësirat në prapavijën gjermane, ndërsa këta të fundit nuk janë të gjendje të kapërcejnë presionin psikologjik prej disavantazhit. Goli i dytë për Francën vjen në minutën e 72' të takimit me anë të të përhershmit Griezmman i cili shënon lehtësisht pas një gafe të mbrojtësit të Bayern Munchen, Joshua Kimmich. Ky ishte goli i gjashtë në këtë Europian i mesfushorit të Atletico Madrid.  

Minutat e fundit të takimit nuk vlejnë për asgjë, pasi Franca kontrollon lehtësisht rezultatin, duke e mbajtur Gjermaninë larg portës së Lloris, ndërsa Joakim Low nuk ka asnjë alternativë për të surprizuar vendasit, pasi edhe hyrja në fushën e lojës e Gotzes dhe Sane nuk ndikojnë aspak në lojën e "pancerave". Kimmich mund të kishtë ngushtuar shifrat në 2:1 në minutën e 90', por vlen të theksohet pritja spektakolare e portierit francez. 

Franca do të luajë në finalen e madhe të Parisit me Portugalinë. "Gjelat" e Didier Deschamps rikthehen në finalen e Europianit pas 16 vitesh. Hera e tyre e fundit në finale është ajo e vitit 2000 të fituar nga "gjelat" me "golden-goal" ndaj Italisë. 

Ora 22:31 Franca shënon golin e dytë, gafë e Kimmich dhe 2:0
Një gafë e Josua Kimmich iu "dhuron" francezëve golin e dytë. Griezmman shënon me portën e boshatisur. Goli erdhi pas një krosimi të Pogba, i cili tribloi lehtësisht Mustafin. 


(Goli i dytë i Francës)

Ora 22: 20 Boateng lë fushën e lojës i dëmtuar, hyn Shkodran Mustafi
Qendër mbrojtësi bavarez, Jerome Boateng doli nga loja i dëmtuar në minutën e 61' të takimit. Në vendin e tij hyri Shkodran Mustafi. 

Ora 22:04 Nis pjesa e dytë Gjermani-Francë 0:1
Ka nisur pjesa e dytë e gjysmëfinales Gjermani-Francë në "Stade de Velodrome". Nuk ka ndryshime në formacionin e dy ekipeve. 

Ora 21: 47 Franca kalon në avantazh 1:0

griezmman

griezmman
(Autori i golit Antuan Griezmman)

Franca kalon në anvantazh 1:0 në minutën e 45+ të takimit gjysmëfinalist ndaj Gjermanisë. Protagonist ishte arbitri italian Nicola Rizzoli, i cili akordoi një penallti të dyshimtë. Prekja e topit me dorë nga kapiteni i gjermanëve, Bastian Schweinsteiger, gjatë një kontrasti trup më trup me Pogba, për Rizzolin ishte penallti. Mesfushori gjerman ndëshkohet me karton të verdhë. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re