TIRANË - Është arrestuar më 24 dhjetor 2019 në Tiranë një turk i dënuar me 30 vjet burg nga drejtësia franceze, si pjesë e trafikantëve të familjes Baybesin, konsideruar si "Eskobarët e Evropës". Por lajmi për kapjen e këtij personi nuk është publikuar nga policia shqiptare, dhe mësohet përmes burimeve jo zyrtare.
Në vitin 2003, 53-vjeçari Faruk Baybesin është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique me 30 vjet heqje lirie për trafik të heroinës në Evropë përgjatë viteve 1994 -1995 me të ardhura ndër vite që janë vlerësuar në 10 milionë paund.
Në dhjetor 2019 Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj turkut të arrestuar masën e arrestit me 40 ditë me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Autoritetet franceze i kanë përcjellë autoriteteve shqiptare dosjen penale kundër Baybesin dhe kërkesën për ta ekstraduar. Ndërsa pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka filluar procedurat për ekstradimit e turkut.
Më 24 dhjetor, Faruk Baybesin tentoi të hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rinas për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet shqiptare që ishte një person në kërkim me ngjyrë të kuqe dhe i dënuar për trafik të heroinës.
Mahmut Baybesin, babai i të arrestuarit në Shqipëri, gjithashtu është i dënuar si pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Personi që ishte në krye të familjes së trafikantëve, është Husein Baybasin që përfundoi në burg për drogë. Banda e familjes Baybesin, vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Tiranë/ Tensione në seancën e Dan Hutrës! Autori i vrasjes së trefishtë ballafaqohet me të dënuarin të cilit i vrau motrën: Gjakun nuk e fal! Refuzoj të jap deklarime para kësaj monstre
14 Nëntor, 14:36
-
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Leonard Luzin
10 Nëntor, 11:41
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
7 Nëntor, 15:16
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Rrjeti kriminal italo-shqiptar, arrestohen në Shqipëri dy persona me qëllim ekstradimin! Të implikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Itali (EMRAT)
6 Nëntor, 10:05
-
Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e 'mafiozit' rus Igor Kokunov, avokati: Po dëbohet drejt Rusisë
30 Tetor, 18:55
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor, 09:57
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
18 Tetor, 13:58
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet 41 vjeçari në Laç me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
17 Tetor, 08:56
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54