KORÇË - Forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Rajonit është i mirëpritur për Francën, u shpreh ambasadorja Christine Vasac nga Korça duke dhënë komentin e parë për projektin e Shengenit Ballkanik që sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor mori mbështetjen Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës e Serbisë. Por duke komentuar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të këtyre shteteve të Rajonit në Ohër, kryediplomatja franceze tha se duhen pritur vendimet që do të merren për të dhënë një koment më të plotë.
“Takimi i tyre vazhdon. Nuk mund të kesh një opinion për diçka të cilën nuk e ke të qartë çfarë është çfarë është. Analizën mund ta bëjmë vetëm pasi të konsultojmë vendimet që merren dhe situata të jetë qetësuar. Sidoqoftë forcimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit është gjithmonë i mirëpritur. Mendoj që ky është frymëzimi i bisedimeve të sotme. Ka qenë një mënyrë e caktuar duke folur për një mini shengen. Do t'ju kujtoja që kodi i shengen është shumë i gjerë dhe i përbërë nga qindra faqe. Besoj se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Sidoqoftë nuk ka pse t'i kundërvihemi rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE kundër një iniciative rajonale që për ne është e mirëpritur”, deklaroi ambasadorja franceze sot nga qyteti i Korçës.
Ambasadorja Christine Vasac, tha ndër të tjera se Franca nuk është në parim kundër integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë. Kryediplomatja tha se disa persona në vendin tonë kanë bërë keqinterpretime të vetos së Francës, por zgjodhi të mos flasë me emra. "Nuk është diçka që bëhet ne diplomaci të tregohet një person me emër. Ne jetojmë në Shqipëri dhe e kemi parë atë që kanë thënë me nxitim disa persona", theksoi ajo.
“Doja të përsërisja atë që tha Macron për këtë çështje. Ideja është që duhen marrë iniciativa në mënyrë që të përpiqet të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE. Kjo është e vlefshme si për anëtarët e BE, një kontekst që në Shqipëri ndoshta nuk mund të kuptohet aq drejtë sa duhet, që ka të bëjë me Brexit dhe është e vlefshme edhe për vendet e ardhshme anëtare. Ai ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave është edhe Shqipëria kanë vokacion që të jenë në të ardhmen në BE. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka pasur thjesht disa interpretime që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Po jua them edhe në shqip, "dera është e hapur". Kjo do të thotë dy gjëra, së pari që reformat të vazhdojnë dhe të kenë rezultate konkrete. Nuk mjafton të miratohen ligje, ato duhet të zbatohen. Kjo kërkon vullnet politik të të gjithë palëve si të qeverisë ashtu edhe opozitës", tha Vasac.
Më herët edhe SHBA, përmes të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha se mbështet këtë projekt si një mundësi që rajoni të zhvillohet dhe të bashkëpunojë mes vetes.
Po kjo zonja makron ta lë derën hapur te hysh dhe ta perplas ne fytyr Me dy fytyra
PërgjigjuFranko-serbe,kombi qe urren myslimanet ne pergjithesi, shqiptaret ne veçanti.
PërgjigjuNderro emrin dhe mbiemrin se na felliqe
Ndrro emrin
FRANCA HOQI QAFE VEMJEN RAMA DHE SHYQYR QE NUK DO TA SHIKOJME ME
PërgjigjuDo ishte mire te jepte ok per negociatat...sa per kete ok fshi bythen me gjithe Makronin tend
Përgjigju