Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tre javë si pjesë e kufizimeve të reja kombëtare për të luftuar rastet në rritje të Covid, thotë Presidenti Emmanuel Macron. Macron tha se shkollat do të kalojnë në mësim online nga java e ardhshme.
Masat e izolimit, të vendosura në disa zona të Francës javë më parë, do të shtrihen edhe në rrethe të tjera. Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa njerëzve do t’iu ndalohet të lëvizin më shumë se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pa pasur një arsye të mirë.
Deri më tani Franca ka raportuar më shumë se 4.6 milion raste të koronavirusit dhe 95,495 vdekjeve të lidhura me kovid.