Franca mund të përballet me dhunë nga shkaku i zgjedhjeve, paralajmëron ministri i Brendshëm Darmanin
Ministri i Brendshëm francez Gerald Dermain dhe presidenti Emmanuel Macron
Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha të hënën ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
“Ka mundësi se do të ketë tensione tejet të mëdha”, tha Darmanin për RTL radio, duke shtuar se autoritetet janë duke u përgatitur për një situatë “shumë të ndjeshme”, pasi votimi do të mbahet më pak se një muaj para Lojërave Olimpike Parisi 2024.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili e tronditi kombin kur njoftoi vendimin për ta shpërndarë Parlamentin francez në fillim të këtij muaji, nuk merr pjesë në zgjedhje.
Megjithatë, këto zgjedhje perceptohen si referendum për fatin e Macronit, i cili dikur shihej si president i aftë për t’i tejkaluar ndarjet politike, por popullariteti i tij ka rënë tani pas disa krizave politike.
“Unë ju besoj”, u tha Macroni votuesve në një “letër drejtuar francezëve”, e cila u publikua të dielën.
Në letër, ai kërkoi ta paraqesë kampin e tij, i cili në sondazhe ngel mbrapa të djathtës ekstreme dhe pas aleancës së porsaformuar majtiste, si shpresën e fundit për stabilitet.
“Unë nuk jam i verbër: jam i vetëdijshëm për krizën demokratike”, shtoi ai.
Macroni e përsëriti gjithashtu se do ta mbajë pozitën e presidentit derisa t’i përfundojë mandati më 2027, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
Më 9 qershor, Macron e shpërndau Parlamentin francez dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, pas fitores së madhe të partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Franca do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 30 qershor dhe 7 korrik.
Sondazhet sugjerojnë se ekstremi i djathtë mund të fitojë./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
45.7%
-
Jo
47.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 7697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Austria 'shkul Tulipanët', fiton 3-2 me Holandën dhe kalon në 1/8 si e para e Grupit D! Franca vetëm 1-1 ndaj Polonisë, e dyta në renditje
25 Qershor, 19:58
-
Scholz i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë
23 Qershor, 16:31
-
Kreu i ILD-së vizitë zyrtare në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës! Në fokus procesi para-disiplinor ndaj magjistratëve
22 Qershor, 10:39
-
Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit
21 Qershor, 22:58
-
Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës, maska speciale që do mbrojë hundën e thyer të Kylian Mbappe
21 Qershor, 17:53
-
'Minuta Zero'/ Bënte tifo me Hollandën për shkak të lopëve hollandeze në Shqipëri!
21 Qershor, 15:14
-
Presidenti Macron kërkon nga shkollat franceze të luftojnë antisemitizmin
19 Qershor, 22:40
-
Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol
17 Qershor, 22:57
-
Meloni sfidon Macron dhe Scholz, në BE-në e re synon një komisioner identiteti: Emigrantë apo Punë të Brendshme
17 Qershor, 09:37
-
Nis fushata zgjedhore në Francë, republikanët ndahen në lista! Sarkozy: Ishte një gabim të bëhesh aleat me Le Pen
17 Qershor, 08:58
-
Marine Le Pen: Nuk do të kërkoj dorëheqjen e Macron, thjesht do të ketë simbiozë në qeverisje
16 Qershor, 22:55
-
Francë/ Protestë kundër të djathtës ekstreme përpara zgjedhjeve parlamentare
15 Qershor, 22:19