Gjatë dy viteve të ardhshme Franca pritet të ndihmojë Gjermaninë duke i marë 31 mijë refugjatë. Synimi i emigrantëve kanë qenë vendet m ëtë zhvilluar ekonomikisht si Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar  dhe Suedia ndërsa kur bëhet fjalë për Francën e vështirë është që sirianët të jetojnë në një vend i cili ka papunësinë më të lartë.

Imazhi i sirianëve për Francën nuk është i mirë pasi në Gjermani i është dashur shumë punë për të bindur 600 sirianë të nisen me autobus nga Mynihu drejt Parisit.
 
Vala e madhe e refugjatëve ka prekur Gjermaninë e cila gjatë muajve të fundit numëron mbi 800 mijë refugjatë. Emigrantët shpeshherë iu duhet të presin me jave apo muaj të tërë për një strehë ku të fusin kokën.

Atyre që tashmë janë pranuar, por që ende poshtë e lart pa marë një zgjidhje përfundimtare prej autoriteteve, situatën ia rëndon edhe më shumë perspektiva e të ardhurve nga Siria e Iraku.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)