Franca përfshihet nga grevat kundër rritjes së moshës për daljen në pension, ministri francez: Kjo nuk e dëmton ekonominë tonë
Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire
Pavarësisht grevave që po mbahen në Francë për të kundërshtuar planet e qeverisë për rritjen e moshës së pensionit, nga 62 që është aktualisht në 64, ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire ka deklaruar se kjo nuk e dëmton ekonominë franceze.
“Nuk mendoj se grevat do të kenë ndikim shumë të madh ekonomik në ekonominë franceze”, ka thënë Le Maire në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se ekonomia franceze është “duke ia dalë mirë”.
Ditën e djeshme më shumë se një milionë persona kanë marshuar nëpër qytetet franceze duke kundërshtuar planet e presidentit Emmanuel Macron për reformën e pensioneve. Sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje që në 31 janar të mbahen protesta të tjera, por qeveria franceze ende nuk ka treguar shenja të tërheqjes nga kjo politikë.
“Ne besojmë fuqishëm se kjo reformë është e nevojshme për Francën. Është mënyra më e mirë për të siguruar më shumë prosperitet për popullin francez”, u shpreh Le Maire.
Reforma duhet të miratohet në Parlament, ku Macroni ka humbur shumicën, por që shpreson në miratim me mbështetjen e konservatorëve.
Grevat në ditën e djeshme shkaktuan një ‘paralizë’ të shërbimit të trenave dhe linjave ndërqytetase. Shuma shkolla dhe shërbime publike u mbullën, gjithashtu edhe shumë fluturime në aeroportin Orly të Parisit, u anuluan.
Sipas propozimeve të përshkruara në fillim të këtij muaji nga kryeministrja Élisabeth Borne, nga viti 2027, francezët do të duhet të punojnë 43 vjet për t'u kualifikuar për një pension të plotë, në krahasim me 42 vjet që është aktualisht.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
35.1%
-
Shqipëria
40.1%
-
Barazim
24.7%
Vota total: 857
Lajme të tjera
-
'Gjelat' të pandalshëm përballë Holandës, gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë! Mbappe trefishon shifrat
24 Mars, 21:20
-
Rrjeti shpërthen në kritika kundër Macron: Flet për pensionet dhe mban orë 80 mijë euro! Presidenti e heq nga dora gjatë intervistës
24 Mars, 20:40
-
Charles III shtyn vizitën në Francë! Daljet e para shtetërore si monark u pezulluan pas trazirave për reformën e pensioneve
24 Mars, 13:37
-
Me shpejtësi 255.5 km/orë gjatë zbritjes, skiatori francez vendos rekord botëror (VIDEO)
24 Mars, 10:42
-
Parisi ‘në flakë’! Mbi 1.8 mln protestues kundër Macron, kundër rritjes së moshës së pensionit! I vihet zjarri Bashkisë Bordeaux, polici pa ndjenja tërhiqet zvarrë nga kolegët (VIDEO)
23 Mars, 10:10
-
'Gradohet' Kylian Mbappe, Franca i beson rolin e liderit edhe në dhomat e zhveshjes
21 Mars, 10:22
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Greva për reformën e pensioneve, Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi
20 Mars, 14:01
-
Luiza Gega rekord të ri kombëtar, atletja shqiptare shkëlqen në Francë
19 Mars, 20:34
-
Francë/ Reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron
19 Mars, 20:03
-
Nata e tretë e trazirave në Francë: Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve
18 Mars, 22:35
-
Propozimi i Macron për reformën e pensioneve shkakton krizë politike në Francë! Mbi 300 protestues të arrestuar pas përplasjeve me policinë
17 Mars, 15:37