Franca përkujton në lot viktimat e
13 nëntorit, flamuj në çdo dritare

Franca përkujton në lot viktimat e<br />13 nëntorit, flamuj në çdo dritare
Flamuri francez është varur në çdo ballkon dhe dritare në të gjitha rrugët e Parisit, ndërsa autoritetet zhvilluan një ceremoni përkujtimore për 130 njerëzit që vdiqën në sulmet e dy javë më parë.

Më shumë se 2 mijë njerëz të drejtuar nga presidenti francez Francois Hollande kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Muzeun ushtarak të Parisit. 

Kreu i Elizesë dhe të pranishmit ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat, ndërsa më pas u ekzekutua “La Marseillaise”, himnin kombëtar francez. Gjatë homazheve janw lexuar edhe emrat e 130 njerëz të vrarë.

franca perkujton
(Franca përkujton në lot viktimat e 13 nëntorit)

Presidenti francez premtoi se vendi i tij do të jetë i pamëshirshëm për terroristët e Shtetit islamik, të cilët morrën përsipër sulmin. 

 "Autorët e masakrës në Parisit vrarnë në emër të një kauze të pa drejtë, duke tradhëtuar një fe”, theksoi Hollande. "Franca do të bëjë gjithçka kundër terrorizmit, pa mëshirë, për të mbrojtur fëmijët tanë, të ardhmen tonë. Terroristët nuk mund të na mposhtin”, deklaroi presidenti francez.

franca perkujton
(Homazhe për viktimat e 13 nëntorit)

Sulmet e Parisit sipas prokurorëve janë përgatitur në Belgjikë, ndërsa një nga terrrositët është ende në kërkim. Sulmet e koordinuara të 13 nëntorit ishin më të rëndat në historinë e Francës së ditëve tona. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure