Me anë të një vendimi, qeveria franceze ka pranuar se ka mundësuar një sistem që rezultoi në torturimin e njerëzve gjatë luftës së pavarësisë të Algjerisë gjashtë dekada më parë.
Ka qënë vetë presidenti francez Emmanuel Macron ai që pranoi se gjatë luftës Parisi krijoi një sistem që çoi në rrëmbimin dhe vdekjen nën torturë të Maurice Audin, një aktivisti komunist dhe matematikani pro pavarësisë.
Macron gjithashtu u takua me të venë e Audin, Josette, e cila tani është 87 vjeç, të cilës i kërkoi falje për atë që i ndodhi bashkëshortit të saj.
Audin, një profesor 25-vjeçar në Universitetin e Algjer, u arrestua në shtëpinë e tij nga trupat franceze dhe më vonë u tha se ai ishte arratisur duke u transferuar mes burgjeve. Vetëm në vitin 2014, paraardhësi i Macron, Francois Hollande pranoi se ai aktualisht vdiq ndërsa ishte në paraburgim.
Lufta e vitit 1954-1962 për pavarësinë e Algjerisë nga kolonizimi francez mori rreth 1.5 milionë jetë njerëzish.