Franca shpërblen emigrantët që ndodhen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, u jep nënshtetësinë

Franca shpërblen emigrantët që ndodhen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, u jep nënshtetësinë

Ndihmuan Francën të luftojnë krizën e shkaktuar nga COVID-19 dhe Ministria e Brendshme  franceze  ka vendosur t’u japë atyre nënshtetësinë franceze.

Më shumë se 700 persona tashmë e kanë marrë shtetësinë franceze ose janë në fazën përfundimtare për një gjë të tillë. Në mesin e personave që kanë përfituar nga vendimi ka profesionistë shëndetësorë, mirëmbajtës dhe punëtorë të bizneseve të domosdoshme.

Punëtorët në vijën e parë të frontit kundër pandemisë në mbarë botën i janë ekspozuar më shumë sëmundjes dhe shumë prej tyre kanë vdekur, përfshirë mjekë dhe infermierë.

Në kushte të zakonshme, një person që aplikon për shtetësi franceze duhet të ketë jetuar për të paktën pesë vite në Francë, të ketë të ardhura të qëndrueshme dhe të ketë dëshmuar integrim në shoqërinë franceze.

Sidoqoftë, qeveria ka vendosur që punëtorët në vijën e parë të frontit mund ta marrin shtetësinë nëse kanë jetuar vetëm dy vjet në Francë.

Franca është një prej shteteve me numrin më të lartë të imigrantëve në Evropë. Në vitin 2017, në Francë kanë qenë duke jetuar 6.4 milionë imigrantë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë