Franca shpërndan propozimin për ndryshime në procesin e anëtarësimit në BE (VIDEO)

Franca ka shpërndarë propozimin e saj për ndryshimet në procesin e anëtarësimit të mëtejshëm në BE. Përmes një dokumenti jo procedurial, Franca u kërkon vendeve anëtare të ndryshojnë procedurat e parashikuara ligjërisht nga Traktati i Lisbonës, bazuar në vullnetin aktual politik.

Në dokument, megjithëse shprehet mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohen procese që duket se janë hendeqe të vendosura nga Franca për të mos u kapërcyer.

Konkretisht propozimi francez sheh si rreth të parë reformën në drejtësi dhe të drejtat e njeriut, më pas, në rrethin tjetër reforma në arsim, kulturë e sport, hapësirë transport e telekomunikacion, në rrethin e tretë punësimi dhe problemet sociale, në të katërtin financat, në të pestin tregu i brendshëm dhe në të shtatin çështjet e politikës së jashtme.

Thelbi i propozimit, i konfiguruar si rrathë të jashtëm të BE-së, kapërcehet vetëm nëse plotësohen kushtet e skajshme. Ai krijon pengesë për hapjen e dosjeve të reja, ndërsa procesi i deritanishëm lejon trajtimin e njëhershëm duke fituar kohë për reformat që mund të kryhen paralel.

Vendet anëtare të BE e kanë kundërshtuar në parim me shumicë ndryshimin e rregullave të lojës, sidomos për vendet e Ballkanit perëndimor.

Ndërkohë Gjermania ka vënë në dukje se integrimi gradual është provuar dhe nuk ka funksionuar në të ashtuquajturin proces i stabilizim asociimit, i krijuar pas luftës në Kosovë, për të afruar vendet e rajonit me BE, duke i arritur standartet gradualisht.

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë dokumentin francez për metodologjinë e zgjerimit. Mina Andreva, zëdhënëse e Komisionit Europian tha se "Eshtë Këshilli i punêve të përgjithshme vendi ku mund tê diskutohet ky dokument. Qêndrimi ynë lidhur me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit  në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është i qartë; Të dyja vendet kanë kryer punën e tyre. Tani i takon BE-së të bëjë këtë”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit