Franca zbërthen SKYECC, zbulohet konflikti i Ervin Matës me nipin e ish-deputetit Rraja

Franca zbërthen SKYECC, zbulohet konflikti i Ervin Matës me nipin e ish-deputetit Rraja

Ervin Mata, Ramazan Rraja dhe hotel "Viktoria"

Në atentatin në të cilën dështoi të vrasë Rrumin e Shijakut dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja, Plarent Dervishajt ishte organizator. Por nga zbërthimi i bisedave të koduar nga SKYECC në Francë, hetuesit kanë zbuluar një episod në të cilin ai është bashkëpunëtor: Vendosjen e tritolit në biznesin e babait të Ervin Matës. Kryesor në ngjarjen e ndodhur më 30 maj 2020, para mesnatës, është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Sipas dosjes hetimore, Rraja ka pasur konflikt me Ervin Matën, i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të trafikut ku është arrestuar dhe Erzen Breçani.

Nuk dihen konkretisht se ku është krijuar rivaliteti mes tyre, por për t’i dhënë një paralajmërim, Ramazan Rraja vendosi ta trembë te babai.

Sipas bisedave të kriptuara nga SKYECC - Ramazan Rraja  ka siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në Hotel “Viktoria” në pronësi të babait të Ervin Matës, Luan Mata. Bashkëpunëtor në këtë episod sipas SPAK janë Plaurent Derivishaj dhe Juljan Mecaj, të dy në arrati në Dubai.

Gjithashtu nga bisedat e koduara është zbuluar edhe plani i grupit të Plaurent Dervishajt, për të vrarë juristin Mitri Prifti gjatë harkut kohor 04 shtator 2020 – 30 janar 2021. Sipas SPAK, i pandehuri Gentjan Ndërjaku ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e juristit, plan që as nuk është realizuar, dhe ende nuk i dihet motivi. 39-vjeçari Mitri Prifti 3 vite më parë, i veshur si polic, tentoi të vrasë Edison Begajt në Kaninë të Vlorës, një personazh i njohur për drejtësinë, subjekt i OFL-së.

Pas atentatit të dështuar ndaj Rrumit të Shijakut dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri – sipas SPAK - kanë siguruar kushtet për vrasjen e Arben Mërkuri (Maneci).

Në fakt, 48-vjeçari me precedentë të shumtë penalë në fushën e drogës dhe të vrasjeve, u ekzekutua më 18 majit  të vitit 2022 në Sukth. Deri më tani vrasja e tij është pa autor, dhe SPAK në njoftimin publik nuk ka ngritur akuzë vrasjeje ndaj grupit Dervishi por vetëm sigurim të kushteve për vrasje, pa u përmendur nëse plani u finalizua prej tyre.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 29/05/2024 04:17

    Keta te gjithe duhen vene para toges te pushkatimit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë