Francë, e djathta ekstreme merr
shumicën e votave, Sarkozi i dyti

Francë, e djathta ekstreme merr<br />shumicën e votave, Sarkozi i dyti
E djathta e ekstreme ka rritur ndjeshëm numrin e votave të marra në zgjedhjet lokale. Fronti Kombëtar sipas përllogaritjeve të deritanishme kryeson në të paktën gjashtë nga 13 rajonet. Këto janë zgjedhjet e para që pas sulmit muajin e kaluar në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona.

Parashikohet që Fronti Kombëtar të jetë partia e parë në rang kombëtar dhe pritet të fitojë të paktën gjashtë nga 13 rajone në raundin e parë. Ky mund të jetë një moment historik për këtë parti, e cila nuk ka pasur kurrë lidershipin e rajoneve në Francë.

Exit poll-et tregojnë se Fronti Kombëtar mund të marrë rreth 27-30% të votave. Në vend të dytë është Partia Republikane e Sarkozi, e ndjekur nga Socialistët e presidentit, Francois Hollande. Ky është raundi i parë i zgjedhjeve dhe këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Francë në kushtet e gjendjes emergjente.

france

Rezultati final do të vendoset nga raundi i dytë që do të mbahet më 13 dhjetor. Sondazhet tregojnë se partia e Marine Le Pen mund të marrë kontrollin e të paktën dy rajoneve të mëdha. Edhe fitorja e një rajoni shihet si fitore e madhe për këtë partie.

Shumicën e votave pritet ta marrë në rajonin Nord-Pas-de-Calais-Picardie, që është pjesa më e varfër e Francës. Le Pen synon që të përdorë këtë fitore për fushatën presidenciale në vitin 2017.

 Edhe pse popullaritetit për presidentin Francois Hollande është në rritje që pas sulmit, kjo gjë nuk është përkthyer në vota për Partinë Socialiste dhe të kandidatëve të saj. Aktualisht socialistët kanë kontrollin e shumicës së rajoneve, por pritet që të humbasin shumicën.

Para sulmeve, NicolasSarkozi shpresonte tek një fitore e madhe me partinë e djathtë Republikane, gjë të cilën do ta përdorte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, rritja e të djathtë ekstreme mund të dëmtojë shanset e tij. 

Rajonet në Francë kanë shumë kompetenca në transportin lokal, edukimin dhe zhvillimin e ekonomik. Zgjedhjet në Francë po vëzhgohen nga afër pasi sondazhet tregojnë se popullariteti i Frontit Kombëtar, një parti kjo anti-emigrantëve dhe anti-Be-së është në rritje që prej sulmit të13 nëntorit. Liderja e kësaj force, Marine Le Pen pritet të fitojë rajonin verior Nord-Pas-De-Calais-Picardie, ndërsa mbesa e saj, Marion Marechal-Le Pen kryeson në Provence-Alpes-Cote d'Azur në jug.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship