Revista e njohur France Futboll në një prej editorialeve të saj ka deklaruar hapur se “Topin e Artë” për këtë edicion e meriton plotësisht portieri dhe kapiteni i ekipit kampion të Europës, Iker Kasijas. Revista nuk ka asnjë dyshim kur vendos spanjollin në vendin e parë duke zhvendosur në rënditje futbollistët më të mirë të momentit, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.
“Ç’farë duhet të bjë më shumë një futbollist që të fitojë “Topin e Artë”, Kasijas ka fituar gjithçka me ekipin e Spanjës, dy trofe të Europianit dhe kupën e Botës. Ai është një njeri me personalitet në futboll, një gjeni i vërtetë. Këtë edicion të finaleve të kampionatit Europian ka pësuar vetëm një gol dhe ka shpëtuar portën shumë herë nga gola të sigurtë”.
Më pas revista prestigjoze ndalet edhe te trofetë dhe prezencën në rang klubesh, “ me Realin e Madridit Iker ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, edicionin e fundit u shpall fitues i kampionatit. Askush më shumë se ai nuk ka fituar” përfundon editorialin France Futboll. Lëvizja e fundit e gjigandëve francezë ka lënë në hije edicionin e mrekullueshëm të Ronaldos, media spanjolle e rëndit Kasijasin përkrah legjendave botërore si Zidane dhe Maradona.
“Topi i Artë” do të jepet në muajin janar të vitit 2013, ky çmim është krijuar nga revista me famë botërore në vitin 1956, por që më pas u bashku me FIFA-n duke dhënë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com