/ATSH-AFP/ - Presidentët francez dhe amerikan, François Hollande dhe Barack Obama kanë rënë dakord për të koordinuar përpjekjet e tyre për favorizimin e rifillimit të bisedimeve mbi krizën greke, gjatë një bisede telefonike, bëri të ditur rrethi i presidentit francez.
"Ata ranë dakord për koordinimin e përpjekjeve të tyre për favorizimin e rifillimit të diskutimeve duke mundësuar zgjidhjen sa më shpejt të zgjidhjes së krizës dhe për të siguruar stabilitetin financiar të Greqisë", deklaroi i njëjti burim.
Duke reaguar për njoftimin e papritur të kryeministrit grek, Aleksis Cipras për zhvillimin e një referendumi më 5 korrik për planin e ndihmës financiare të propozuar nga kreditorët, zona euro ka vendosur të mos zgjasë ndihmën për Athinën.