Një aksident i rëndë u regjistrua të martën pasdite në qytetin Antibes në Francë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me të paktën 23 makina.
37 persona janë plagosur nga përplasja, përfshirë tre oficerë policie.
Shoferi i kamioni dyshohet se ka zënë në gjumë në timon dhe ka shkaktuar aksidentin. Autoritetet arrestuan shoferin në vendin e aksidentit.
Fatmirësisht deri më tani, nuk ka raportime për viktima.
Komento
Komente











