PARIS, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ - Deputetët francezë miratuan sot me shumicë votash një rezolutë duke ftuar qeverinë të njohë shtetin palestinez në kuadër të marrjes së një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit.
Deputetët votuan me 339 vota pro, 151 kundër dhe 16 abstenime këtë rezolutë, jo detyruese, por që ka një forcë simbolike në kontekstin e presionit në rritje në Evropë për njohjen e shtetit palestinez.
Autoriteti Palestinez përshendeti menjëherë votimin e parlamentit francez, ndërkohë që ambasada izraelite në Francë e konsideroi një mesazh të gabuar për liderët dhe për rajonin./ /ec/ a.jor.








