Francë, pengmarrje në kufi me
Belgjikën, disa policë të plagosu

Francë, pengmarrje në kufi me<br />Belgjikën, disa policë të plagosu
FRANCË – Një pengmarrje po ndodh në Roubaix, vend i cili ndodhet në kufi me Belgjikën. Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe disa të tjerë po mbahen peng pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe dy personave me kallashnikovë.

Incidenti po ndodh në Roubaix, një qytet që ndodhet rreth katër orë larg Brukselit. “Reuters” raporton se zona ku po ndodh pengmarrja është rrethuar. 

Sipas zyrës së shtypit të bashkisë së qytetit dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje.

Policia speciale është zhvendosur në vendngjarje. Në raportimet e para thuhet se, situate nisi pasi të dyshuarit u ndaluan nga policia në një pikë kontrolli.

“Reuters” raporton se mes pengjeve ka dhe fëmijë. Ambulanca dhe zjarrfikëse po marrin pjesë në operacion.

Një numër i madh policësh janë zhvendosur në vendngjarje, ku raportohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. Një menaxher banke dhe familja e tij po mbahen peng nga disa persona të armatosur sipas medieve francez.

Sipas televizionit francez iTele pengmarrësit kanë shtënë me armë në drejtim të policisë pas një tentative për grabitje që shkoi keq. Pas dështimit të grabitjes ata kanë marrë peng një familje, mes të cilëve ka dhe fëmijë. iTele raporton për disa policë të plagosur.

Roubaix është vendi i origjinës së autorit të ndërtimit të bombave që u përdorën në sulmin e Parisit. Mohamed Khoualed akuzohet se ka furnizuar me brez shpërthyes dhe detonatorë militantët e ISIS, që vranë 130 njerëz në kryeqytetin francez.
foto
france
(Forcat të shumta policie në zonën ku ka ndodhur ngjarja)  FOTO të tjera


harta
(Me rreth zona ku ka ndodhur ngjarja në Roubaix, pranë kufirit me Belgjikën)


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai