Francë, përfundon seanca e
Haradinajt, vendimi më 9 Shkurt

Francë, përfundon seanca e<br />Haradinajt, vendimi më 9 Shkurt
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë sot para Gjykatës në Francë.

Sipas mediave të Kosovës pritet që javën tjetër në 9 shkurt të mbahet seanca tjetër gjyqësore ku do të vendoset edhe për fatin e kreut të AAK.

Në  seancën e sotme, është prezantuar dosja e Serbisë ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, ndërsa javën tjetër pritet të jepet vendimi ndaj tij dhe kërkesës së Beogradit për ekstradim në Serbi.

Haradinaj u arrestua më 4 janar të këtij viti, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lajmin për daljen e tij para gjykatës franceze e ka bërë të ditur një ditë më parë vetë Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore do të bëhët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!” shkroi Haradinaj duke shpresuar se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.

Pas arrestimit në Francë, gjykata ne Colmar vendosi që Haradinaj të lirohej me kusht deri në një vendim tjetër.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie