Tregu botëror i artit është rritur me 17 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, duke kaluar vlerën e shtatë miliardë dollarëve dhe arrin një rekord historik për këtë priudhë të vitit, njoftoi sot kompania "Artprice".

Për gjashtë muajt e parë të vitit, veprat e artit që shiten në ankande publike në botë arritën vlerën e 7,15 miliardë dollarë (5,22 miliardë euro).

Në semestrin e parë të vitit 2013, ishte 6,11 miliardë dollarë (4,66 miliardë euro), sipas kësaj kompanie franceze, numri një në botë për të dhënat mbi tregun e artit, që i bën publike për herë të parë këto shifra gjashtëmujorëshe.
Viti 2013 kishte qenë një vit rekord për tregun e artit që në total arriti 12,17 miliardë dollarë (9,15 miliardë euro) pas një rënie që pësoi në vitin 2012 që ka të bëj me një tkurje të fuqishme të tregut kinez./ATSH/