/ATSH-AFP/ - Serge Lazarevic, pengu i fundit francez në botë që u lirua dje, mbërrti në Paris sot në mëngjes, pas më shumë se tre vitesh të kaluara në kushte të këqija në Sahel në duart e Al Kaedas.

"Jeta është e bukur kur rigjen lirinë", deklaroi ish-pengu, i marrë në Niamei nga një avion që u ul në bazën ajrore të Vilakublai në jug të Parisit.
Ish-pengu u prit kur zbriti nga presidenti francez, François Hollande, që i kërkoi francezëve të evitojnë të shkojnë në zona të rrezikshme.
"Dua të jap një mesazh të thjeshtë, të qartë për të gjithë bashkpatriotët tanë që mund të ndodhen në zona të rrezikshme. Përpiquni të mos shkoni në rajone ku mund të merreni peng. Jetojmë në një botë të rrezikshme", theksoi Hollande.

Presidenti francez u përgëzua gjithashtu për faktin se nuk ka më pengje franceze në botë.

Mamaja dhe motra e Lazarevic-it por gjithashtu edhe djali i Philippe Verdon, i rrëmbyer njësojë më atë që më pas u vra, ishte i pranishëm.
"Kur je i keqtrajtuar, i humbur, kur je buzë vdekjes, atëherë mendojmë më shumë për jetën", theksoi 51 vjeçari me origjinë franko-serbe.
I rrëmbyer më 24 nëntor 2011 në Mali, Lazarevic u prit dje në mbrëmje në Niamei nga presidenti nigerian, Mahamadou Issoufou. Ai kishte falenderuar Nigerinë që bashkëpunoi me Frnacën për të arritur lirimin e tij.

Asnjë informacion nuk u dha mbi kushtet e këtij lirimi, dhe mbi të gjitha mbi mundësinë e dhënies së një shume të caktuar ose të lirimit të disa të burgosurve xhihadistë si këmbim.

Zyrtarisht, Franca nuk paguan drejt për drejtë për të liruar pengjet por nuk e përjashton këtë praktikë, ndryshe nga vende të tjera evropiane./