Francë-Shqipëri 2:0, minutat
e fundit makthi i kuqezinjve

Francë-Shqipëri 2:0, minutat<br />e fundit makthi i kuqezinjve
Francë-Shqipëri përfundon 2:0! Francezët shënojnë fitoren e dytë radhazi në Euro2016, pas asaj të arritur ndaj Rumanisë 2:1, 4 ditë më parë në "Stade de France", duke siguruar edhe biletën për në fazën e 1/8 të Europianit. Me këtë fitore, Franca ka 6 pikë, 4 zvicra, rumania 1 pikë dhe Shqipëria me zero pikë.

Mallkimi i minutave të fundit vazhdon ta përndjekë kombëtaren shqiptare të futbollit.

Franca shënoi dy herë në minutat e fundit të takimit, në të 90'-ën dhe 96-ën, duke i çuar shifrat në 2:0. Golat u shënuan nga Antonie Griezmann dhe Dimitri Payet.

​Deçizive për francezët rezultuan zëvendësimet e pjesës së dytë. Hyrja në fushën e lojës e Paul Pogba dhe Antonie Grizmann ndryshoi "fytyrën" e francezëve, të cilët në pjesën e parë nuk dolën asnjëherë në lojën e tyre, madje mund të ishin ndëshkuar në të paktën dy raste.

Ndeshja u luajt në "Velodrome" të Marseille, Francë, stadium me një kapacitet prej 67 mijë vendësh. Në shkallët e mitikut francez ishin të pranishëm mbi 20 mijë tifozë shqiptarë, të cilët nuk rreshtën së mbështeturi kombëtaren kuqezi. 

Pavarësisht kësaj humbje, Shqipëria do të tentojë fitoren ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë dhe të fundit për fazën e grupeve, për tu kualifikuar në fazën e 1/8 të Kampionatit Europian të Futbollit. 

Takimi me rumunët luhet të dielën në orën 21:00, në stadiumin e Lyon.  

Pjesa e dytë, Francë-Shqipëri 2:0
Pjesa e dytë e takimit Francë-Shqipëri ka nisur me ofensivën e "gjelave" drejt portës së Berishës ku Coman shpërdoroi një mundësi, por mundësia më e mirë për të kaluar në avantazh i takoi sërish kuqezinjve të Gianni de Biasit.

Memushaj nuk arriti të kalonte në avantazh kuqezinjtë nga fare pranë portës së Lloris, duke goditur shtyllën. Sulmet e francezëve nuk ndalen, kjo pasi Deschamp futi në lojë menjëherë pas startimit të pjesës së dytë dy mesfushorët e talentuar Pogba dhe Griezmann, të cilët ndyrshuan krejtësisht rrjedhën e ndeshjes, duke i dhënë "gjelave" frymëmarrje në ofensivë, pas një pjese të parë relativisht të dobët. 

Frytet erdhën në fund të takimit, atëherë kur Griezmann, në minutën e 90', çoi në rrjetë një top të devijuar me kokë. Ai u la i lirë në qendër të Mbrojtjes nga Veseli, duke shfrytëzuar kështu më së miri këtë aksion të francezëve. Ndërsa goli i nokautit do të vinte në kohën shtesë, ekzaktësisht në minutën e 96' të takimit, kur Dimitry Payet do t'i çonte shifrat në 2:0. 

Pjesa e parë, Shqipëri-Francë 0:0
Barazim pa gola mes Shqipërisë dhe Francës në pjesën e parë të takimit i cili luhet në stadiumin "Velodrome" të Marseille, në Francë. Në 45' minutat e para të takimit, ra në sy paraqitja e mirë e kuqezinjve, të cilët mund të kishin shënuar golin e avantazhit në të paktën dy raste.

Lenjani dhe Sadiku gati shënuan në minutën e 38' dhe 24' të takimit nga vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga Hugo Lloris. Në këto dy momente, fati ishte me francezët e Deschamps. Nga ana tjetër, "gjelat" kontrolluan qarkullimin e topit, por pa mungur që të krijojnë raste të pastra për shënim. 

Ndeshja Francë-Shqipëri minutë pas minute

Ora 22: 54 Franca shënon edhe golin e dytë në minutën e 96' shtesë
Dimtry Payet kurorëzon një kundërsulm të nisur nga Pogba, i cili me një top të gjatë gjen Gignac. Sulmuesi fton në zonë Payet, i cili ndëshkon sërish Berishën.


(Goli i dytë i francezëve në min.96)

franca
francezez


Ora 22:49 Franca kalon në avantazh 1:0 në minutën e 90'
Antoine Griezmann kalon në avantazh francezët në minutën e 90', pas një gjuajtje me kokë brenda zonës së rreptësisë. Asnjë shans për Berishën. 


(Goli i parë i francezëve në min.90)


Ora 22:33 Tjetër zëvendësim për kuqezinjtë në minutën e 74'. Hyn Taulant Xhaka, del Abrashi. 

Ora 22:30  Zëvendësimi i parë për kuqezinjtë në minutën e 71'. Roshi hyn në fushë duke zëvendësuar Lilën.

Ora 22: 27 Shtyllë edhe për francezët 
Sulmuesi francez, Giroud godet me kokë në minutën e 68'. Topi ndalet në shtyllën e djathtë të portës së Lloris. 

Ora 22:10 Shqipëria pranë golit, shtyllë e Memushajt 
Tjetër mundësi e kuqezinjve për të kaluar në avantazh ndaj francezëve në minutën e 52' të takimit. Memushaj nuk gjuan saktë nga vetëm 2 metra larg portës së Lloris

shtylle

Ora 22:05 Mundësi për francezët, Coman pranë golit
Mesfushori bavarez, Coman, nuk arrin të shënojë me kokë pas një topi të marrë nga Matuidi​. 

berisha
shqiperia

Ora 22:04 Nis pjesa e dytë e ndeshjes Francë-Shqipëri
Francët nisin me një zëvendësim. Martial i lë vend juventinit Pogba.

Ora 21: 50 Mbyllet pjesa e parë, Francë-Shqipëri 0:0

stadiumi


Ora 21: 47 Gjuan Memushaj nga goditja e lirë në minutën e 45', por mbi traun e portës

Ora 21: 40 Porta e Francës shpëton mrekullisht
Fati ishte me francezët dhe nuk deshi që shqiptarët të festonin golin e parë kundër organizatorëve të europianit në minutën e 38' të takimit. Një skemë nga goditja e këndit për pak solli golin e avantazhit për kuqezinjtë. Lenjani gjuan fort nga vetëm pak metra larg portës, por topi u devijua nga një mbrojtës francez, duke shpëtuar portën e Lloris. 

Ora 21:27 Shqipëria pranë golit, Sadiku nuk arrin të shënojë
Mundësia më e mirë e takimit për zhbllokuar shifrat ishte e Shqipërisë në minutën e 24' të takimit. Mbrojtësi Hysaj jep një top të mrekullueshëm për Sadikun, i cili nuk arrin të devijojë topin përpara portierit Lloris. 



Ora 21: 16 Lenjani shënjestron portën e Lloris, por jashtë kuadratit
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani shënjestroi portën e francezëve nga një distancë prej 24 metra, por topi kaloi mbi katërkëndeshin e Hugo Lloris. 


Ora 21:00 Nis ndeshja Shqipëri-Francë, luhet në "Velodrome" të Marseille
Ka nisur supersfida e Grupit A e vlefshme për fazën finale të Kampionatit Europian të Futbollit, mes Francës dhe Shqipërisë. Ndeshja luhet në stadiumin "Velodrome" të Marseille, i cili ka një kapacitet prej 67 mijë vendesh. Mbi 10 mijë tifozë kuqezinj ndodhen në shkallët e këtij stadiumi, në mbështetje të kombëtares shqiptare.

Në krahasim me ndeshjen e parë, Gianni de Biasi ka bërë tre ndryshime. Krahas pezullimit të kapitenit Lorik Cana për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Zvicrës, trajneri ka ulur në stol Odise Roshin dhe Taulant Xhakën, të cilët në takimin e parë nuk bërë një paraqitje të mirë. Zëvendësime ka edhe te francezët, ku trajneri Deschamps ka ulur në stol mesfushorët Pogba dhe Griezman.

​Shqipëria luan në portë me Berishën, në mbrojtje me Mavraj, Lila, Agolli dhe Ajeti, në mesfushë me Hysaj, Kukeli, Abrashi, Memushaj, Lenjani, ndërsa në sulm luan i vetëm Sadiku. Franca luan me Lloris në portë, mbrojtja përbëhet nga Evra, Rami, Kante dhe Payet, në mesfushë luajnë Martial, Matuidi, Sagna, Coman si dhe Coscielny, ndërsa Giroud në sulme. 

kombetarja

ndeshja
Stadiumi i Marsejës
tifozet

Foto të tjera

20:05 De Biasi ul në stol Roshin e Xhakën
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, të dy ekpet kanë bërë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjet e para. Shqipëria do të luajë pa kapitenin Lorik Cana i cili është pezulluar prej kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Zvicrën. Gjithashtu, nga formacioni bazë i ndeshjes së kaluar do të mungojë edhe Odise Roshi e Taulant Xhaka. Shiriti i kapitenit do t'i kalojë mbrojtësit Ansi Agolli.

Ndryshime ka dhe te francezët. Mesfushorët Paul Pogba dhe Antuan Griezman janë lënë në stol nga trajneri Deschamps. 

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Mavraj, Lila, Agolli, Ajeti, Hysaj, Kukeli, Abrashi, Memushaj, Lenjani, Sadiku

Franca: Lloris, Evra, Rami, Kante, Payet, Giroud, Martial, Matuidi, Sagna, Coman, Coscielny

formacionet

(Formacionet zyrtare të të dy ekipeve)

Ora 20:00 Kombëtarja zbret në fushën e "Velodrome" për nxemjen

kombetarja

kombetarja
(Lojtarët e kombëtares duke zhvilluar nxemjen për nisjes së takimit)


(Flamuri gjigand në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë)


(Dhomat e zhveshjes së kombëtares shqiptare në stadiumin e Marsejës)

Ora 19:30 Tifozët kuqezinj mbushin shkallët e gjigandit "Vélodrome" të Marsejës


(Tifozët kuqezinj mbërrijnë në stadium)

tifozet
(Tifozët shqiptarë në Marsejë duke shpalosur flamurin gjigand)

tifozet










(Tifozët shqiptarë e ata francez së bashku duke festuar për ndeshjen e sotme )

tifozet shqiptare france

tifozet shqiptare france

france shqiperi


Shqipëri-Francë, kuqezinjtë i kanë mundur gjelat në ndeshjen e fundit në "Elbasan Arena"
Shqipëria dhe Franca janë ndeshur 6 herë, përfshirë edhe ndeshjet miqësore. Edicionin e fundit të kualifikueseve të "Euro 2016", Shqipëria dhe Franca u përballën në dy takime, por kjo në kuadrin e ndeshjeve miqësore, pasi francezët ishin vend organizator. Të besuarit e De Biasit fituan 1-0 në “Elbasan Arena” dhe barazuan 1-1 në “Stade de la Route-de-Lorient” në Rennes, sfida të cilat nuk u vlerësuan me pikë për shkak se Franca ishte e kualifikuar si vend organizator.

Suksesi në Elbasan falë golit të Kaçes ishte edhe triumfi i vetëm i Shqipërisë ndaj Francës, e cila në përballjet e drejtpërdrejta dhe të vërteta është superiore, teksa në 4 ndeshje ka arritur 4 fitore.

Fati ka dashur që me “gjelat” francezë të përballemi vetëm në kualifikueset e një Europiani. I pari ishte ai i nëntorit të vitit 1990, kur ne humbën 0-1 në Tiranë dhe pak muaj më vonë, në ndeshjen e kthimit u shkatërruam 5-0.

Shorti na vuri sërish në të njëjtin grup në kualifikueset e “Euro 2012”. Nën drejtimin e Josip Kuzhes, kuqezinjtë u mundën 1-2 në “Qemal Stafa” dhe 3-0 në “Stade de France”.

Mbrëmjen e sotme në “Stade Velodrome”, çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të rriste optimizmin e kuqezinjve tanë para ndeshjes së fundit në grup me Rumaninë, e cila do të jetë edhe vendimtarja për të ardhmen tonë në këtë Europian të parë.

Formacioni i De Biasit për Francën
Shqipëria luan sot përballë kundërshtarit më të vështirë në grup, Francës dhe trajneri Gianni De Biasi përpiqet që të përdorë si armë faktorin suprizë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i kuqezinjve dha lajme të mira për rikuperimet por asnjë detaj për formacionin që do të zbresë në fushë kundër “Gjelave”. Madje De Biasi nuk preferon të konfirmojë as aktivizimin e Ajetit në qendër të mbrojtjes, që pas pezullimit të Lorik Canës quhet gati i sigurt.

Po kështu edhe ndryshimet në formacion që janë dhënë gati të sigurta nga mediat shqiptare si futjes Memushajt në qendër të mesfushës dhe Andi Lilës në vend të Roshit, sërish nuk janë konfirmuar nga trajneri italian. “Kaçe kishte një problem të vogël, por do të jetë në 100 për qind.

Edhe Xhaka do të jetë në 100 për qind. Nuk e di, ku e mësoni formacionin që thuhet, sepse stërvitjet i bëj me dyer të mbyllra. Por, mund t’ju them se në fushë do të zbresin ata që janë më mirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Luajmë në çdo katër ditë dhe duhet të hedhim në fushë lojtarët më në formë. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që në një turne të tillë të aktivizojmë lojtarë jo në formë optimale”, tha De Biasi.

Kur ke përballë një kundërshtar plot yje si Franca atëherë shanset për një skuadër modeste si Shqipëria, të paktën në letër duken të pakta, por “arkitekti” i mrekullisë kuqezi që mbërriti deri në Euro 2016 beson ende se Shqipëria di sit ë përballet me kundërshtar të tillë për të luajtur shanset e saj.

“E kemi përgatitur ndeshjen, në orët përpara sfidës punojmë vetëm që të hyjmë në fushë me ekuilibrat e duhur, të zbatojmë gjithçka që kemi bërë në stërvitje dhe ti lejojmë pak hapësira rivalëve. Duhet të luajmë në maksimumin tonë, t’i minimizojmë kualitetin francezëve dhe të dalim në sulm sapo të na jepet mundësia. i kemi krijuar probleme Francës, por kjo ka ndodhur në të kaluarën. Shpresojmë që të ndodhë sërish edhe këtu.

Punojmë te ato që janë cilësitë tona, në anën tjetër e njohim kualitetin e rivalëve dhe punojmë ti ndalojmë. Ndeshjet varen nga ekuilibra shumë të brishtë. Duhet të gabojmë sa më pak, sepse në fund gabimet na kushtojnë shtrenjtë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Besoj që Franca do të jetë 100 për qind e angazhuar. Tashmë, Franca na njeh dhe nuk do të na nënvlerësojë”, theksoi trajneri Gianni De Biasi.

formacionet france shqiperi

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë