Francë/ Taksa e karburanteve, Macron: Nuk ka pezullim, por heqje përfundimtare të taksës

 Presidenti francez Emanuel Macron ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk do të ketë rritje të taksave të karburantit në mënyrë përfundimtare, ndryshe nga sa ishte thënë pas valës së protestave për një shtyrje të këtij vendimi në një afat kohor prej 6 muajsh. Ky qëndrim vjen disa ditë pas revoltës qytetare të ashtuquajtur protesta e jelekë verdhëve, nga e cila humbën jetën 2 persona dhe u shkaktuan miliona euro dëme në disa sektorë.

Një ditë më parë kryeministri i Francës, Edouard Philippe tha se krahas pezullimit të rritjes së çmimeve të karburanteve për 6 muaj do të pezullohet edhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, por këtë të mërkurë nga pallati presidencial i Élysée u konfirmua vendimi i presidentit në një dokument të dërguar me email në të gjitha mediat franceze.

Ndërsa disa protestues e festuan këtë veprim si një fitore, të tjerë thanë se dorëzimi i Macronit erdhi shumë vonë dhe nuk është më e mjaftueshme për të shuar zemërimin në rritje kundër të presidentit të tyre, të cilin ata e konsiderojnë si të papërshtatshëm për të trajtuar problemet e njerëzve të zakonshëm. Protestat e filluara më 17 nëntor nga “Jelekët e verdhë” kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, u kthyen në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në vend

Protestuesit që përbëhen nga personat që jetojnë në zonat rurale për shkak të qirave të lartë në qendra të qyteteve, nga qeveria me në krye Presidentin Emmanuel Macron, kërkuan uljen e taksave për karburante dhe përmirësimin e kushteve ekonomike. Përvecse humbën jetën 2 vetë, në këtë protestë u plagosën 1 mijë e 43 të tjerë në mesin e të cilëve 222 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Bëhet e ditur se gjatë trazirave të jetuara në protesta forcat e sigurisë ndaluan 1 mijë e 424 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë