FRANCË – Varufaqis: Greqia nuk do të bëjë premtime të rreme për këstin e ardhshëm të ndihmës

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis theksoi sot se qeveria e tij nuk do të bënte premtime të rreme për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës evropiane.
Ministri u shpreh në kuadër të një konference të organizuar në mjediset e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE), që ndodhet në kryeqytetin francez.
I pyetur mbi eksperiencën dhe reflektimeve pas disa muajve në qeveri, ministri përsëriti disa herë vullnetin e qeverisë së tij për të diskutuar me partnerët evropianë.
"Ne dëshirojmë të punojmë, ne dëshirojmë të ndryshojmë tonin e bisedës dhe të themi: djema, nuk do të nëshkruajmë asgjë për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës", deklaroi Varoufaqis.
"Ne nuk ju premtojmë asgjë për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës", nënvizoi ai.
Ai pranoi gjithashtu nevojën e Greqisë për të diskutuar për një listë reformash, duke ironizuar gjithashtu mbi rezonancën e kësaj fjale në Greqi: "është si të përdorësh fjalën 'demokraci' në Irak", theksoi ai./atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin