Francesco Totti baba për herë të
tretë, Ilary Blasi në pritje të një bebi

Francesco Totti baba për herë të<br />tretë, Ilary Blasi në pritje të një bebi
Kapiteni i Romës, Francesco Totti do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhenë për fansat bashkëshortja e tij, bukuroshja Ilary Blasi. Gjatë programit që ajo prezanton me Teo Mammucarin, të quajtur “Le lene show”, Blasi tha se sëshpejti pret të bëhet sërish nënë. Ilary dhe Totti aktualisht janë prindër të dy fëmijëve, Cristian Totti dhe Chanel Totti.

Show – girli italian në llogarinë e saj të Facebook ka marrë urime pa fund nga fansat, të cilët i kanë uruar shtatzani të mbarë. Për të shprehur dashamirësinë e saj ndaj tyre ajo ka publikuar në këtë llogari një video, ku falenderon të gjithë ndjekësit për mesazhet e panumërta që i kanë dërguar.

Ende nuk dihet gjinia e bebit, por një gjë është e sigurt, 32-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj janë shumë të emocionuar edhe këtë herë.
totti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi