Francesco Totti paralajmëron rikthimin në fushë në moshën 48-vjeçare: Më kanë kontaktuar disa klube nga Serie A

Francesco Totti paralajmëron rikthimin në fushë në moshën 48-vjeçare: Më kanë kontaktuar disa klube nga Serie A

Francesco Totti

Legjenda e Romës dhe një ndër ish-futbollistët që bënë epokë në Serie A, Francesco Totti po mendon rikthimin në fushë në moshën 48-vjeçare. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje miqësore apo turne të nivelit të ulët, por as më pak e as më shumë në Serie A.

Në një event të zhvilluar dje (e hënë) në Romë, Totti tregoi për ofertat dhe mundësinë e një rikthimi të bujshëm.

"Një rikthim në fushë për mua? Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Tashmë ka pasur lojtarë në të kaluarën që janë rikthyer të luajnë pas disa vitesh. Për të luajtur në Serie A duhet të stërvitem shumë mirë. Disa ekipe të Serisë A më janë afruar kohët e fundit. Rreth një muaj më parë dhe më çmendën pak me disa mendime. Thashë me vete 'pse më pyesin edhe pas kaq vitesh?'. Do të isha gati për 2 muaj", tha Totti duke lënë gjithçka të hapur.

48-vjeçari për herë të fundit luajti në vitin 2017, atëherë kur kishte bërë paraqitjen e tij të 786 dhe të fundit për klubin e fëmijërisë AS Roma, është i hapur ndaj idesë për të luajtur sërish në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?