Francezët kundër rritjes së moshës së pensionit, Macron përballet për herë të parë me protestuesit e revoltuar
Macron përballë protestuesve
Presidenti francez, Emmanuel Macron është përballur për herë të parë me protestuesit në Francë kundër rritjes së moshës së pensioneve me 2 vite.
Në daljen e tij të parë publike që pas nisjes së protestave, Macron u përball me parulla të ndryshme të protestuesve jashtë një fabrike në rajonin lindor të Alsas. Teksa ecte mes turmës me protestues, një prej të pranishmëve i kërkoi Macronit të jepte dorëheqjen sepse qytetarët nuk e duan këtë reformë.
Në shenjë revolte punonjësit e fabrikës ndërprenë për pak kohë energjinë elektrike brenda fabrikës.
“Po drejton një qeveri të korruptuar, do të biesh shumë shpejt, vetëm prit dhe shiko”-iu drejtua një protestues.
Mes të pranishmëveë pati edhe nga ata të cilët e përgëzuan Macronin për punën e bërë.
Si përgjigjie ndaj tyre, Macron shtoi se nuk ishte e mundur që një shoqëri të dëgjonte vetëm ata që "bëjnë më shumë zhurmë", ndërsa ai kërkonte të nxjerrë në pah aspektet pozitive të reformës.
Në fundjavë Macron nënshkroi ligjin që parashikon një rritje të moshës për daljen në pension nga 62 që ishte në 64 vjeç. Kjo ka sjellë pakënaqësi të lartë te qytetarët të cilët kanë protestuar për muaj me rradhë, duke shkaktuar kaos në qytetet kryesore të vendit.

Protestuesit me pankarta "Emanuel, eja pak natën në punë për të parë"
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1310
Lajme të tjera
-
Macron me plan ambicioz për mbrojtjen e klimës
29 Shtator, 09:33
-
Macron i ofron ishullit të Korsikës autonomi pa të drejtë shkëputje nga Franca
29 Shtator, 08:29
-
Airbnb thirrje parisienëve: Jepini me qira shtëpitë për Olimpiadën
27 Shtator, 10:59
-
Marsejë, Papa Françesku apel për mikpritje të refugjatëve: Ata që rrezikojnë jetën në det, nuk janë pushtues
23 Shtator, 15:28
-
Kriza e emigrantëve, Papa Françesku viziton sot Francën! Ati i Shenjtë i pari në 500 vjet që viziton qytetin e Marsejës
22 Shtator, 14:04
-
Zbuloi të dhëna tronditëse në një lajm të publikuar në 2021, arrestohet gazetarja franceze
21 Shtator, 16:08
-
Si është marrëdhënia midis mbretit Charles III dhe Macron?
20 Shtator, 16:45
-
Mediat franceze fokusohen në 'rinovimin' e marrëdhënieve Britani-Francë
20 Shtator, 16:32
-
Mbreti Charles III dhe Camilla vizitë 3-ditore në Francë
20 Shtator, 16:02
-
Macron: Ambasadori francez dhe diplomatët tanë po mbahen peng në Niger
16 Shtator, 16:39
-
Macron: Ambasadori francez po mbahet peng në Niger
16 Shtator, 14:10
-
E pazakontë! Kandidatja për deputete në Francë ‘mashtron’ votuesit me posterin me photoshop: E drejta ime të kem një foto të bukur
16 Shtator, 11:41