Francezja apel në YouTube, ndihmë
për të gjetur babain e fëmijës

Francezja apel në YouTube, ndihmë<br />për të gjetur babain e fëmijës
Dashuri me shikim të parë, seks pasionant dhe për ta mbyllur, ngjizja e një foshnjeje. Kaq shumë gjëra mund të ndodhin brenda një nate, madje me një person plotësisht të panjohur. 

Natalie Amyot është e reja franceze që menjëherë pas pushimeve në Australi mësoi se ka ngelur shtatzënë me një djalë që ka bërë seks natën e fundit të pushimeve. Vajza bukuroshe vendosi të kthehej sërish në 'vendin e krimit' për të gjurmuar babain e fëmijës, po misioni i saj ishte pothaujse i pamundur për shkak të informacioneve të pakta që kishte për të.

Si rrjedhojë Natalie zgjodhi të bënte një apel në You Tube, në mënyrë që sa më shumë njerëz të viheshin në dijeni të kërkesës së saj. 

Falë kursimeve të fundit, e reja mori udhëtimin e parë me avion drejt plazhit të Mooloolaba, në diskon “O’malleys”. Djaloshit nuk i kujton madje as emrin, por vetëm disa karakteristika fizike që i vijnë nëpër mend. Rreth 1,82 i gjatë, bjond dhe me sytë bojëqielli.

“Më quajnë Natalie dhe po kërkoj gjurmët e një djali që njoha në Mooloolaba”, shpjegon në videon e publikuar në internet vajza franceze. “Kemi kaluar një natë të shkëlqyer, e takova në ‘O’malleys’ e më pas shkuam në tavernën Wharf. Kam nevojë urgjente ta gjej atë - vazhdon Natalie. - Jam rikthyer këtu nga Franca, sepse kam mbetur shtatzënë dhe dua ta ritakoj atë. Nëse nuk do të më takojë, s’ka problem, por të paktën të përpiqem”.
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat