Francezja “Le Monde” i kushton
artikull bukurisë së alpeve shqiptare 

Francezja “Le Monde” i kushton<br />artikull bukurisë së alpeve shqiptare 
Gazeta franceze "Le Monde" ka ofruar për lexuesit e saj në mbarë botën një reportazh dedikuar bukurive natyrore të Shqipërisë të titulluar, “Sharmi i Ballkanit në Alpet shqiptare” ("Le charme des Balkans dans les Alpes albanaises").

Bëhet fjalë për një udhëtim të realizuar nga blogu ‘La Balaguere’ në bashkëpunim me gazetën e njohur franceze, “në rajonin më të egër shqiptar, në Alpet Shqiptare”- shkruan “Le Monde”.

Në reportazh flitet gjerësisht për alpet shqiptare që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e përhapjes së bunkerëve të famshëm, por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë.

alpe

alpe1

“Rreth 60 km nga Shkodra sapo kalon leqet e Hotit tregon se je futur “zyrtararisht” në mrekullinë e alpeve shqiptare. Atje bie në sy prania e shumë bunkerëve të cilët u ndërtuan nga Enver Hoxha si mundesi për t’i bërë ballë sulmeve të mundshme jugosllave.

Thonë se Enver Hoxha, ishte shumë paranojak”- mbyllet ky artikull, i cili në fund tregon për një gjyshe e cila përcjellë ekipin e udhëtarëve dhe qëndron në pragun e derës derisa ekipi largohet e nuk duket më.

alpe2
  ( Pamje të gazetës "Le Monde" mbi bukurinë dhe jetën në alpet e shqipërisë )

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj takim me socialistët e Njësisë 7: Bashkë me Edi Ramën, synojmë që Shqipëria në 2030 të jetë anëtare e BE-së

Veliaj takim me socialistët e Njësisë 7: Bashkë me Edi Ramën, synojmë që Shqipëria në 2030 të jetë anëtare e BE-së