Francezja Telerama: Tirana ndër
6 vendet për t’u vizituar në 2017-n

Francezja Telerama: Tirana ndër<br />6 vendet për t’u vizituar në 2017-n
TIRANE-Shqipëria po promovohet gjerësisht nga mediat e huaja si një nga destinacionet që duhen vizituar për vitin 2017. Pas CNN, që rekomandonte 17 vende në mbarë botën për t’u vizituar, mes tyre dhe Shqipëria, edhe revista televizive kulturore franceze ‘Telerama’ rekomandon vendin tonë si destinacion turistik.

“Tirana, Torino, Orleans, 6 vende për t’u vizituar”. Kështu quhet artikulli i francezes ndërsa duke u ndalur tek Shqipëria shkruan:
 
"Për kureshtarët: Tirana
 
Në vitin 2017, duhet të ndiqen me vëmendje të panjohurit! Shqipëria, e mbyllur për turizmin gjatë viteve të tëra të njërit prej regjimeve më të ashpër komunistë, mund të jetë sot destinacion në rritje. Pluset e saj: një bregdet Adriatik ëndrrash në zgjatimin e Malit të Zi, një pjesë e brendshme malore e përshtatshme për çiklizmin dhe një kryeqytet, Tirana, plot ngjyra dhe gjallëri, ku elementët otomanë, italianë dhe socialist gjenden pranë kafeneve moderne. Ja vlen për t’u zbuluar".

 
E nuk ka ngurruar kryeministri Edi Rama ti bëjë jehonë këtij artikulli. Duke ironizuar akuzat e opozitës mbi investimet në infrastrukturë, kryeministri shqiptar shpreh ‘habinë’ sesi bota vlerëson vendin tonë.

Çudi e madhe!
Si ka mundesi qe edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnje lidhje me mua perveç ngjashmerise me mbiemrin😜), e perjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranen, si nje nder dhjete destinacionet turistike te ketij vit?!
Tirana e betonizuar e njemije e nje te zezave nje nder dhjete destinacionet me te preferuara per francezet?!
Kaq budallenj te jene valle edhe keta?!
”, shkruan kryeministri shqiptar duke sjellë dhe linkun përkatës.

telerama

telerama
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre