FRD,Biberaj: Opozitë Berishës
Drejtimi i partisë me rotacion

FRD,Biberaj: Opozitë Berishës<br />Drejtimi i partisë me rotacion
TIRANË – Në intervstiën dhënë sot pasdite për “Zërin e Amerikës” një prej nismëtarëve të partisë më të madhe në vend ka pohuar se Fryma e Re Demokratike nuk do të lejojë përfshirjen në të të ish komunistëve apo të figurave të së kaluarës.
“Vendimarrja pas 24 korrikut e ka vetë zoti Topi monopol, por të jemi të qartë që kjo mbetet parti e të rinjve. Ndaj nuk është e rastit që kryetari do të zgjidhet me parimin një anëtar një votë. Për këtë arsye për zgjedhjen e kryetarit të ri do të ketë rotacion elitash”, tha Biberaj.

Ai shpjegon se janë në opozitë me modelin aktual qeverisës porse kanë marrëdhënie shumë të mira me strukturat e partisë demokratike dhe anëtarë të saj të cilët sipas tij po i afrohen Frymës së re demokratike. Përkundrejt përcaktimit në shtyp si Partia e presidentit Bamir Topi, zoti Biberaj shprehet se kjo forcë politike nuk do të jetë e individëve por e hapur për të gjithë.

“Krahas të rinjve të paangazhuar deri më tani në politikë janë anëtarësuar edhe demokratë që kanë dhënë kontribute të çmuara për demokracinë shqiptare gjatë këtyre 22 viteve të tranzicionit, demokratë të cilët natyrisht janë shumë të mirëpritur në FRD. Parë në këtë këndvështrim, çdo demokrat që ka kontribuar për demokraci është i mirëpritur në FRD, dera mbetet e hapur për ta, pavarësisht nëse kanë qenë përfaqësues të forumeve drejtuese apo thjesht anëtarë të PD-së”, u shpreh Biberaj.


(aq/VOA/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën