FRD në Pogradec, Oketa: PD
na përjashtoi nga Korça pa baza

FRD në Pogradec, Oketa: PD<br />na përjashtoi nga Korça pa baza
POGRADEC - Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka shkuar sot në Pogradec, ku ka organizuar një takim me strukturat e partisë për zgjedhjen e kreut të kësaj partie në degën e Pogradecit.

Bamir Topi në fjalën e tij ka thënë: “Respektuam dhe vlerësuam kërkesën për koalicion që u bë nga Rama publikisht. E pranuam këtë ftesë. Krahu i ashtuquajtur i djathtë as nuk denjoi të dërgonte ftesë. Ne jemi ndarë për parime dhe jo për çështje personale. Ata punojnë për pushtet dhe interesat e tyre, ne për parime. E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare.”

Gazmend Oketa i cili ka shoqëruar kreun e FRD në takimin me strukturat në Pogradec, ka thënë se aktualisht kjo parti është në fillesat e koalicionit me Partinë Socialiste ndërkohë që në Korçë FRD është përjashtuar nga PD pa asnjë bazë. “Ndërtimi në parim pra ndërtimi në shtet është parimi ynë. Kodi zgjedhor duhet të respektohet. Do vazhdojmë të zgjedhim kandidatin e duhur për çdo bashki. KQZ fatkeqësisht është një institucion i kontrolluar politikisht, ndërsa Kodi Zgjedhor antikushtetues,” – ka thënë Oketa.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore