Frederik Ndoci: “Nuk jam
producent i Lek Plepit”

Frederik Ndoci: “Nuk jam <br />producent i Lek Plepit”
Nëse do të hidhnim një vështrim në videon më të fundit të publikuar nga Lek Plepi, e cila ka si tematikë të saj 100-vjetorin e Pavarësisë, një detaj që do të na tërhiqte vëmendjen është fakti se këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Frederik Ndoci shfaqet si producent i kësaj kënge.

Një fakt i tillë na u duk disi i pazakontë pasi Lek Plepin dhe Frederik Ndocin nuk i bashkon asgjë madje as zhaneri muzikor. Për këtë arsye ne të suplementit “THASH&THEM” kemi kontaktuar vetë me Frederikun duke e pyetur rreth këtij bashkëpunimi.

material

“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk jam producent për këngën e re të Lek Plepit. E vërtëta e kësaj çështje është se Leku më pati kërkuar të zhvillonim së bashku një duet, por unë nuk kam pranuar. Pasi dëgjova materialin i sugjerova që të realizonte një produksion ku të trajtonte edhe problematikat e vendit në këto 100 vjet.

Por unë nuk e kam realizuar klipin vetëm i kam sugjeruar idenë, kështu që është bërë një gabim në shkrimin e këtij pozicioni”. Kënga “Plot një shekull pavarsi” e xhiruar në kalanë e Shkodrës është një bashkëpunim midis Lek Plepit dhe një djali të quajtur Ylber.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!