Frederik Rreshpja, poeti që
në jetën e tij pati shumë dimë

Frederik Rreshpja, poeti që<br />në jetën e tij pati shumë dimë
Frederik Rreshpja, poeti lirik më i spikatur në letërsinë shqipe lindi në Shkodër në 19 Korrik më 1940.
 
Kishte një lidhje gati magjike me qytetin e tij dhe figurën e nënës.
 
Në poezinë e tij i gjen gjithkund gjurmët ë këtyre dy elementeve.
 
U përball me dënime të njëpasnjëshme gjatë viteve të regjimit komunist për shkak të poezisë së tij dhe karakterit të panënshtruar, por Frederik Rreshpja përjetoi dhe pas rënies së regjimit stuhi të tjera braktisje dhe zhgënjimi.
 
Në jetën e tij siç thotë Ismail Kadare për fat të keq pati shumë dimër. Poezia e tij e hershme 'Topi Fushor' hyri në antologjinë më të rëndësishme zyrtare të kohës pa botuar ende ndonjë përmbledhje.
 
Ndërsa në vitin 1967 ju botua vepra e parë letrare, përmbledhje me poezi rapsodi shqiptare.
 
Nuk do të kalonte as një vit dhe Rreshpja do të përfundonte pas hekurave të burgut.
 
Në vitin 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi me urdhrin e një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, firmosur nga zëvendës ministri Mantho Bala.
 
Për shkak të qëndrimit të autorit arrestohet dhe dënohet si një person që paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe që synon nominim, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor.
 
U dënua me 4 vite dhe më tej ai dënohet disa herë dhe në fund doli nga burgu në prag të ndërrimit të sistemeve. Në vitin 1991 Frederik Rreshpja përpiqet të kapë kohën e humbur bëhet kryeredaktor i gazetës ora dhe kandidon për deputet.
 
Nga 1992 vjen në Tiranë dhe themelon shtypshkronjën 'Europa'. Në 1994 boton vëllimin 'Erdhi ora të vdes përsëri'.
 
Pas vitit 2000 pësoi një hemorragji cerebrale dhe i kushtëzoi aktivitetin deri sa vdiq në 17 shkurt 2006.
 
Botimi i fundit ishte vëllimi 'Në Vetmi' ku endej rrugëve të Tiranës duke kërkuar ndihmën e miqve për ta botuar.
 
Fatmirësisht me ndihmën e miqve, vëllimi pa dritën e botimit duke i dhënë një kënaqësi të vogël ato ditë vetmie që po përjetonte.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur