Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës: Dëshiroj të bëhem një mbret bashkues i së nesërmes, një detyrë që e kam pritur gjithë jetën

Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës: Dëshiroj të bëhem një mbret bashkues i së nesërmes, një detyrë që e kam pritur gjithë jetën

Frederiku X dhe gruaja e tij, Mary

1705255003_7tyogfko.gyu..PNG

Frederiku X dhe gruaja e tij,  Mary

Frederiku X u bë mbret i Danimarkës të dielën, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila zyrtarisht lëshoi fronin pas 52 vjetësh si monarke. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në kryeqytet për të qenë dëshmitarë të këtij momenti historik.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e qeverisë, Margrethe, 55 vjeçari Frederik, gruaja e tij australiane, Mary, 51 vjeç, e cila tani është mbretëreshë, dhe djali i tyre i madh Christian, 18 vjeç, i cili është trashëgimtari i ri i fronit. Monarkët e rinj kanë edhe tre fëmijë të tjerë.

Rreth një orë pas nënshkrimit, kryeministrja Mette Frederiksen shpalli mbretin e ri në ballkonin e parlamentit dhe Frederiku mbajti një fjalim të shkurtër. 

“Shpresa ime është të bëhem një mbret bashkues i së nesërmes. Është një detyrë që e kam pritur gjithë jetën. Është një përgjegjësi që e marr përsipër me respekt, krenari dhe gëzim të madh|,- është shprehur ai.

“Kam nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme. Nga gruaja ime e dashur, nga familja ime dhe nga ju, që të përballem me të ardhmen duke e ditur se nuk jam vetëm”,- tha ndër të tjera mbreti 55-vjeçar.

Frederik gjithashtu puthi gruan e tij, tashmë mbretëreshën e sapo kurorëzuar,  Mary, teksa përshëndesnin dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka, që u mblodhën në kryeqytetin Kopenhagë për të ndjekur këtë ngjarje, një shenjë e popullaritetit të madh që gëzon monarkia në vendin me gati gjashtë milionë banorë.

Mbreti dhe mbretëresha e re marrin fronin në një kohë mbështetje të madhe publike për monarkinë./ VOA


Lajmi kryesor:

Frederiku X shpallet mbret i Danimarkës pas dorëheqjes së nënës e tij, Mbretëreshës Margrethe II! Në temperatura sfiduese dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Kopenhagë


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?