'Fredi Beleri do jetë në Parlamentin Europian', kryeministri Mitsotakis flet nga Brukseli: E sigurt që do të marrë detyrën si deputet
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis
Kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis foli nga Brukseli për mediat ku ishin mbledhur liderët e vendeve të Bashkimit Europian.
Mitsotakis ndër të tjera u ndal edhe tek Fredi Beleri, i cili sipas votimeve të fundit europarlamentare do të jetë deputet në Parlamentin Europian, ku do të përfaqësoj partinë Demokracia e Re, e udhëhequr nga Mitsotakis.
Megjithatë Beleri po vuan dënimin e formës së prerë me dy vite pasi akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023. Për Mitsotakis ky nuk është një problem dhe shpreh bindjen se Beleri do të jetë në Parlamentin Europian.
‘E marr për të mirëqenë... që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg zyrtarisht për të marrë detyrën e tij si deputet i Parlamenti Europian dhe me siguri do të marrë pjesë ne votimin vendimtar që do të vendos se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian’, shprehet ai.
Mitsotakis u ndal për gazetarët edhe tek marrëdhëniet e tendosura me Maqedoninë e Veriut, pas formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO DPMNE, e cila nuk pranon termin Maqedoni e Veriut. Kryeministri grek bën thirrje të respektohet Marrëveshja e Prespës.
"Unë mendoj se kushdo duhet të kuptoj pasojat e veprimeve të tyre... Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut po largohet gjithnjë e më shumë nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që janë thelbi i acquis evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Mitsotakis.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.2%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çifti shqiptar detyroi 82- vjeçaren greke të firmos testament, i marrin 500 mijë euro pasuri
27 Qershor, 18:49
-
Skandali tek Onkologjiku, Spahiu: SPAK të akuzojë Ministren e Shëndetësisë për moskryerje të detyrës pas raportit të KLSH-së
27 Qershor, 18:35
-
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve
27 Qershor, 18:07
-
Sulm pranë shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi! Atentatorët hodhën molotov në automjet, plagoset një polic
27 Qershor, 12:17
-
Apeli dënoi Belerin, kreu i FRESSH në Himarë kërkesë KQZ: Shpall pavlefshmërinë e mandatit, të mbahen zgjedhjet e reja
26 Qershor, 17:51
-
Greqi/ Sherr me thika në burgjet e Korydallos, një shqiptar mbetet i vrarë, një tjetër i plagosur (EMRAT)
26 Qershor, 13:48
-
Djali i Belerit kandidat i PD për Himarën? Dhuli: Po diskutohet çdo emër
25 Qershor, 19:05
-
Dënimi i Belerit, Adriatik Doçi në 'Përballje': Shqipëria i dha mesazh Athinës zyrtare! Avokati Kujtim Cakrani: Lë qelinë në tetor
25 Qershor, 17:01
-
U kap duke blerë vota, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin
25 Qershor, 13:07
-
Greqi/ Shpëtohen 77 emigrantë në det, erërat e forta rrezikuan mbytjen e varkës së tyre
24 Qershor, 08:31
-
Greqi/ Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar
23 Qershor, 12:57
-
Aksident i rëndë në Greqi! Ndërron jetë 25 vjeçari shqiptar
23 Qershor, 12:44
Ky eshte niveli i Greqise, te perfaqesohet ne me nje hidraulik te pa shkolle ne Europe? Shume poshte "ka rene Kartagjena" Fredi Belerin vetem per riparimet hidraulik ne hale e marrim ne, se ne kuzhine nuk e fusim, qelbet ere...
PërgjigjuNqs me vërtet do e çoni në Parlament Europian atëherë ja u lirojmë. Veç ju e doni për Himarën, prandaj në burg ka me mbet.
PërgjigjuBeleri ne burk,jenii grek te poshter nuk na mposhtni dot
Përgjigju